• e enjte, 09 prill 2026

Mickoski: Maqedonia është vendi i parë në Evropë, që ka lloj të tillë të dialogut strategjik me SHBA-në

Mickoski: Maqedonia është vendi i parë në Evropë, që ka lloj të tillë të dialogut strategjik me SHBA-në

Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Maqedonia është vendi i parë në Evropë, i cili ka lloj të tillë të dialogut strategjik me SHBA-në, kemi deklaratë të harmonizuar të përbashkët për tarifat doganore, ndërsa janë konfirmuar edhe disa investime, të cilat në të ardhmen do të realizohen, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski dhe shtoi se vendi, në kuadër të këtij partneriteti, është trajtuar si partner i barabartë. Në këtë mënyrë, thotë ai, ne jemi një hap më afër në marrëdhëniet bilaterale.

"Fillimisht, është me rëndësi që jemi atje në një nivel super të lartë. Praktikisht, zotëri Landau është personi i dytë në kuadër të Departamentit të Shtetit dhe ai kryeson delegacionin amerikan. Ai është zëvendës i sekretarit të Shtetit, Marko Rubio. Gjatë ditës së djeshme u hapën shumë tema në fushën e mbrojtjes, transformimit digjital, energjisë... dhe sigurisë, kuptohet. Sipas asaj që mund të shihni, vetë Departamenti i Shtetit, Shtëpia e Bardhë, por edhe z. Landau qartë e theksojnë rolin e vendit tonë brenda partneritetit tonë, se po flasim për partnerë të barabartë, se ata e vlerësojnë seriozisht atë që bëjmë si vend dhe në kuadër të NATO-s dhe në kuadër të organizatave tjera ndërkombëtare", tha Mickoski.

Sipas tij, vlen të përmendet edhe fakti se jemi vendi i parë në Evropë që kemi një dialog të tillë strategjik në një nivel kaq strategjik.

"Kemi një deklaratë të harmonizuar të përbashkët kur bëhet fjalë për tarifat doganore. Ajo u konfirmua. Janë konfirmuar edhe disa investime të tjera, të cilat në të ardhmen do të realizohen, kështu që tani jemi një hap më afër në marrëdhëniet tona bilaterale me SHBA-në si partneri i tyre strategjik në rajon", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarit pas vizitës në komunën Shuto Orizarë.

Ai tha se është dakorduar bashkëpunim në më shumë sfera, si energjetika, siguria, mbrojtja.

"Ka edhe një pjesë të lidhur me sigurinë. Tani ka punë që unë nuk mundem publikisht t'i them, por disa prej atyre punëve janë edhe këmbimi i informatave dhe mendoj se ato shumë do të jenë të dobishme dhe shumë do ta rrisin cilësinë e punës të këtyre dy institucioneve", tha kryeministri Mickoski. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR