• e martë, 17 mars 2026

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë së shpejti para deputetëve - kriteri i parë do të jenë profesionalizimi dhe kompetenca

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë së shpejti para deputetëve - kriteri i parë do të jenë profesionalizimi dhe kompetenca

Shkup, 4 mars 2026 (MIA)- Komuniteti turk ka mbështetjen time absolute dhe i inkurajoj aplikantët të paraqiten për konkurset e administratës publike që sipas ligjit të ri për përfaqësim të drejtë kriteri i parë do të jetë profesionalizmi dhe kompetenca, iu përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski pyetjes së deputetëve, konkretisht nga deputeti Sali Murati në lidhje me përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike brenda administratës publike.

Kryeministri konfirmoi para deputetëve në Kuvend se ligji për përfaqësim të drejtë ka kaluar filtrat e Komisionit të Venecias dhe pret që së shpejti të gjendet në seancën plenare dhe të miratohet.

"Ligji ka kaluar filtrat e Komisionit të Venecias dhe vërejtjet janë përfshirë brenda kornizës së ligjit. Shpresoj dhe pres që deputetët ta mbështesin këtë ligj, i cili, sipas bindjes sonë të thellë është në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe presim që të mos ketë probleme me kushtetutshmërinë, siç ndodhi me disa zgjidhje ligjore të kaluara. Me këtë ligj, kriteri i parë do të jetë profesionalizimi dhe kompetenca. I inkurajoj qytetarët që janë pjesë e komunitetit turk në vendin tonë të aplikojnë brenda kornizës së administratës publike. Ne si Qeveri kemi dëshmuar se nuk kemi problem, përkundrazi, inkurajojmë dhe mbështesim arsimin në gjuhën amtare turke, komuniteti turk në Maqedoni është pjesë e identitetit të kombit tonë të përbashkët, komuniteti turk në Maqedoni është një komunitet i vlerësuar me qytetarë të ndershëm që respektojnë atdheun e tyre Maqedoninë, por kanë edhe lidhje të pathyeshme me Turqinë dhe unë nuk kam asnjë dilemë, përkundrazi, ata kanë mbështetjen time dhe do të jenë pjesë e prioriteteve dhe vizionit tim", theksoi Mickoski dhe shtoi se si kryeministër deklaroj të jem i të gjithë qytetarëve, përfshirë komunitetin turk, domethënë i një pjese të popullit turk.

Në fjalimin e tij para deputetëve, kryeministri Mickoski theksoi se zgjidhja e re ligjore do të shmangë problemet dhe sjelljet devijonte që kanë ndodhur në administratën publike në të kaluarën.

"Për mua është sfidë që më shumë njerëz të aplikojnë në thirrjet publike, por kemi gjithnjë e më pak njerëz të motivuar që do të aplikonin në këto konkurse. Në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të sjelljes devijonte, njerëzve që paraqiteshin në listat e pagave, por nuk shkonin në punë, njerëzve që paraqiteshin në listat e pagave, por ishin zhvendosur jashtë vendit për një kohë të gjatë, ose kishte edhe raste të njerëzve që për fat të keq, kishin vdekur, por prapë merrnin pagë nga shteti. Jam i sigurt se kjo i takon të kaluarës dhe se të gjithë do të punojmë së bashku për interesin e atdheut tonë të përbashkët, Maqedonisë", theksoi Mickoski.

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR