• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Ligji për kredinë nga Hungaria kaloi në mbledhje qeveritare

Mickoski: Ligji për kredinë nga Hungaria kaloi në mbledhje qeveritare

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Ligji i cili ka të bëjë me kredinë që vendi duhet ta marrë sot nga Hungaria kaloi në mbledhje të Qeverisë dhe sipas paralajmërimeve të kryeministrit Hristian Mickoski shumë shpejtë do të gjendet para deputetëve.

Pasi që të kalojë në Kuvend, ministrja e Financave do të udhëtojë drejt Hungarisë, ku do ta nënshkruajë marrëveshjen.

"Kushtet janë ato që i flasim - 3,25 për qind normë interesi, tre vite grejs periudhë, në 24 këste gjysmëvjeçare të cilat paguhen çdo shkurt dhe çdo gusht. Për momentin ato janë kushte që as përafërsisht nuk mund t'i sigurojmë në cilin do treg tjetër", tha Mickoski pas konferencës së sotme për shtyt në Qeveri.

Kredia, siç theksoi, ka komponentë zhvillimore sepse një pjesë do të shkojë për zhvillim të ekonomisë dhe të komunave.

Kredia nga Hungaria në vlerë prej gjysmë miliardë euro ishte kontraktuar gjatë vizitës së kryeministrit Mickoski në Uashington ku u tkaua me kryeminsitrin hungarez, Viktor Orban. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR