• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mickoski kundër bilateralizimit të procesit eurointegrues, thotë se është koha për zgjidhje konkrete dhe garanci të qarta

Mickoski kundër bilateralizimit të procesit eurointegrues, thotë se është koha për zgjidhje konkrete dhe garanci të qarta

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski duke folur për ndryshimet kushtetuese, apeloi që të përfundojë “bilateralizimi” i procesit eurointegrues. Ai në intervistën televizive dhënë për Alsat-M tha se nuk bëhet fjalë nëse qytetarët apo politikanët kanë vullnet për ndryshimet kushtetuese, por ajo nëse në Bruksel ka vullnet që kjo çështje të zgjidhet.

"Nuk bëhet fjalë për vullnet... Qytetarët, partitë politike shumë herë kanë treguar vullnet, çështja është nëse në Bruksel ka vullnet që të zgjidhet ky problem, sepse nëse ka vullnet në Bruksel, ka mënyrë. Procesi eurointegues është një rrugë e dyanshme. Procesi eurointegrues nuk është vetëm një valle e njërit, nuk është një valle solo, ne duhet të kemi doemos një rrugë të dyanshme, patjetër të kemi një valle ku luajnë dy veta. Adresa e vërtetë gjatë rrugës është Sofja, ndërsa ajo direkte Brukseli. Duhet të dimë atë se çfarë ata po planifikojnë me Maqedoninë. Ne kemi një politikë të jashtme krejtësisht të barabartë me BE-në, një politikë të sigurisë, në vazhdimisht monitorojmë proceset e udhëhequra nga BE, por fatkeqësisht në dy dekada e gjysmë ajo është ndjekur me shumë sfida dhe ato sfida janë artificiale. Ato sfida gjithmonë kanë goditur dhe vazhdojnë të godasin identitetin maqedonas. Janë bërë lëshime në kurriz të identitetit maqedonas. Dhe në këtë drejtim apeloj që të ndalojë “bilateralizimi” i procesit eurointegrues", tha Mickoski në intervistën për televizionin Alsat - M.

Fatkeqësisht, shtoi ai, disa nga vendet anëtare po përpiqen të fusin sa më shumë probleme bilaterale në procesin eurointegrues. Dikush duhet të dalë dhe të shpjegojë thelbin e negociatave, thotë Mickoski, duke theksuar se ato janë që të rrisin dhe përmirësojnë kapacitetet e institucioneve.

“Dhe tani po flasim se si të përmirësojmë kapacitetet e institucioneve tona, ndërsa po zgjidhim çështje të mesjetës nga shekulli i 11-të dhe 12-të”, tha kryeministri.

Ai ka konfirmuar se më 19 shtator do të udhëtojë për takim në Bruksel dhe se atje do të kumtohet propozimi i qeverisë për të cilin tashmë po diskutohet publikisht. Mickoski thotë se nuk do të hyjnë naivisht në asnjë proces dhe lëshime, pa pasur një plan dhe garanci të qartë.

"Dhe ai plan i qartë dhe garanci e qartë duhet të jetë konfirmim që do të bazohet në një porosi të qartë dhe arritje të qarta. Nuk mund të hyjmë më në procese pa pasur një fund të parashikueshëm dhe prandaj ne jemi një partner konstruktiv në proces dhe themi ja të ulemi bashkë me qeverinë në Sofje dhe të bisedojmë dhe të shohim nëse kemi ndonjë propozim. Ne për atë propozim flasim qartë, ai propozim nuk është prej tani. Është i logjikshëm propozimi me efekt të vonuar, t'i përfundojmë negociatat, pastaj të shohim se çfarë do të bëjmë, si do ta bëjmë, të shohim se çfarë me vendimet e Strasburgut për komunitetin maqedonas nga Bullgaria, të shohim se çfarë do të ndodhë më në fund me identitetin maqedonas dhe gjuhën etj., sepse nëse shikoni kapitujt 34 dhe 35 nuk janë... Kemi shumë çështje për të diskutuar. Jemi gati, duam të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje", thotë kryeministri.  

Në intervistë, kryeministri ka folur edhe për dhjetë postulatet ku bëri thirrje për unitet, duke theksuar se shumica e qytetarëve duan jetë më të mirë, paga më të larta, rend e jo tema dhe tensione etnike me të cilat LSDM dhe BDI bëjnë defokusim duke u përpjekur për të mbrojtur krimin.

Kryeministri Mickoski theksoi se shumica e qytetarëve, dy të tretat, nuk duan konflikte dhe tensione etnike, por duan jetë më të mirë, më shumë para, paga më të larta, standard më të lartë dhe kjo është pjesë e këtyre dhjetë shtyllave.

Mickoski madje në intervistë konfirmoi se ka realizuar takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti të cilit siç tha ai "i ka treguar se ku dallojnë mes vete dhe se i pengon kjo udhëheqësi e integristëve".

Ai theksoi se shumica e qytetarëve, dy të tretat, nuk duan konflikte dhe tensione etnike, por duan jetë më të mirë, më shumë para, paga më të larta, standard më të lartë dhe kjo është pjesë e këtyre dhjetë shtyllave.

"Ka politikanë dhe struktura politike që në mungesë të një oferte të tillë apo në mungesë të dëshirës për të pranuar atë që ka bërë kjo qeveri në dy muajt e fundit, tentojnë të bëjnë defokusimin me tema etnike, duke menduar se në këtë mënyrë do të mobilizojnë një masë më të madhe, në mënyrë që të mbrojnë pronën e fituar në mënyrë kriminale", thekson Mickoski. 

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR