• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Kthimi i TVSH-së kompanive pas kontrollit të rreptë dhe në afat ligjor

Mickoski: Kthimi i TVSH-së kompanive pas kontrollit të rreptë dhe në afat ligjor

 Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron pagesën e kthimit të TVSH-së firmave pas përfundimit të kontrollave të cilat thotë se po bëhen për të mos u përsëritur rastet me pagesa për kompanitë fantazmë.

 Në pyetjen e gazetarëve për ankesat nga kompanitë se nuk e kanë marrë kthimin e TVSH-së më shumë se 100 ditë, Mickoski tha se nuk ka problem me Buxhetin dhe se pagesat do të kryhen pas kontrollit të rreptë dhe në kuadër të afatit ligjor. 

"Nuk ka problem me Buxhetin... problemi me Buxhetin është që nga e kaluara, por ne po e zgjidhim dhe është në gjendje më të mirë se sa e kemi trashëguar. Pasi të jenë të kontrolluar të gjitha, pasi deri më tani për kompanitë fantazmë janë paguar miliona euro kthim të TVSH-së, ndërsa më pas të njëjtat kompani tjetërsohen te qytetarët nga një nga vendet përreth të cilat nuk ekzistojnë dhe më pas ato kompani shuhen, ndërsa paratë e qytetarëve përfundojnë kryesisht në para të gatshme dhe në këtë mënyrë buxheti është zbrazur me dhjetëra milionë euro. Tash më atyre kompanive fantazmë nuk do t'u paguhet kthimi i TVSH-së. Do të paguhen pasi t'i nënshtrohen kontrollit të rreptë dhe brenda afatit ligjor", deklaroi Mickoski, duke theksuar se tani po bëhen kontrolle. 

 Kemi qëllim, theksoi Mickoski, që ta implementojmë sistemin e-fakturë e cila duhej të implementohet që para shtatë vitesh. 

 Kryeministri konfirmoi se në seancën e Qeverisë janë vendimet për shfuqizimin e lisencave për bixhozet onlajn, duke theksuar se me këtë do të realizohet premtimi parazgjedhor. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR