Mickoski: Kryeshefi i cili u soll në mënyrë joprofesionale është ndërruar, drejtoresha të përgjigjet se ku janë zhdukur vulat dhe dokumentet e shkollës
- Kryeshefi i cili ka vepruar jashtë autorizimeve gjatë bastisjes në Demir Hisar, është pezulluar përkatësisht ndërruar, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, dhe shton se nëse ka shkelje që mbartin përgjegjësi penale do të ketë edhe masa tjera. Nuk ka të privilegjuar dhe kushdo që bën një gabim do të mbajë përgjegjësi. Por ai thekson se duhet të përcaktohet dhe të merren masa për drejtoreshën, për të cilën ISHT ka përcaktuar parregullsi të mëdha për të cilat është shkarkuar. Dikush, thotë ai, duhet të japë një përgjigje publike për zhdukjen e vulave dhe dokumenteve nga shkolla.
- Post By Sara Ademi
- 13:30, 11 gusht, 2025
Shkup, 11 gusht 2025 (MIA) - Kryeshefi i cili ka vepruar jashtë autorizimeve gjatë bastisjes në Demir Hisar, është pezulluar përkatësisht ndërruar, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, dhe shton se nëse ka shkelje që mbartin përgjegjësi penale do të ketë edhe masa tjera. Nuk ka të privilegjuar dhe kushdo që bën një gabim do të mbajë përgjegjësi. Por ai thekson se duhet të përcaktohet dhe të merren masa për drejtoreshën, për të cilën ISHT ka përcaktuar parregullsi të mëdha për të cilat është shkarkuar. Dikush, thotë ai, duhet të japë një përgjigje publike për zhdukjen e vulave dhe dokumenteve nga shkolla.
"Këtë rast personalisht e kam ndjekur nga afër. MPB reagoi ashtu siç reagoi. Kryeshefi i cili vepron jashtë autorizimeve është pezulluar, pra ndërruar. Dhe kjo është ajo që mund ta konstatoj në këtë moment hetimi i brendshëm dhe procedurat e MPB-së. Nëse ka shkelje që kanë edhe përgjegjësi penale kuptohet edhe kjo do të ndodh. Nuk do të ketë të privilegjuar, kjo nuk është VMRO, nuk është as LSDM as BDI, por është Qeveria në të cilën VMRO-DPMNE është në anën e qytetarë. Dhe kushdo që bën një gabim, pavarësisht se nga është, duhet të mbajë pasojat për atë që ka bërë", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas inspektimit të ndërtimit të një salle sportive të shkollës në Petrovec.
Pjesa e dytë e së vërtetës, thekson kryeministri Mickoski, të cilën për fat të keq askush nuk e ka përcjellë, është fakti se në punën e drejtorit, ISHT ka gjetur parregullsi të mëdha, si financiare, ashtu edhe të një lloji tjetër.
Ai shtoi se Prokuroria duhet të merret me këtë, por të gjithë duhet ta diskutojmë publikisht.
"A do ta heshtim këtë sjellje devijante ku ekziston dyshimi bazë për krim të kryer dhe do të fokusohemi në këtë. Ja po e mbyllim temën. Ai që ka vepruar kundër rregullave mban pasojat. Le të shohim tani thelbin e kësaj. Sepse nëse amnistojmë një drejtor të tillë që punon kundër ligjit dhe për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer një krim, atëherë kemi problem. Atëherë të gjithë kemi problem", tha Mickoski.
Paraprakisht në opinion doli një video pamje nga bastisja e drejtoreshës së shkollës në Demir Hisar. Pas kësaj MPB-ja e informoi opinionin se Departamenti për Kontroll të Brendshëm pas bastisjeve të kryera në lidhje me video pamjen e publikuar gjatë bastisjes në Demir Hisar, ka konstatuar sjellje joprofesionale dhe joetike të kryeshefit të DPB-së Demir Hisar. Për personin është ngritur procedurë disiplinore.
Në kumtesën e policisë thuhet se me qëllim të paanshmërisë së plotë dhe objektivitetit të hetimit, kryeshefi i theksuar do të shkarkohet nga detyra. sa/
Foto: Qeveria