• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Kemi kujdes që mos t'i shkelim ligjet gjatë ndërrimit të drejtorëve në institucione

Mickoski: Kemi kujdes që mos t'i shkelim ligjet gjatë ndërrimit të drejtorëve në institucione

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Qeveria vazhdimisht ka kujdes të mos i shkelë ligjet lidhur me ndërrimin e drejtorëve në institucione, në mënyrë që të mos ketë padi me të cilat do të dëmtohej buxheti shtetëror, e me atë edhe qytetarët, tha sot kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për atë se kur do të emërohen drejtorët e tjerë.

Procesi i tranzicionit, sipas tij, është i rrjedhshëm dhe do të zgjasë derisa ekziston  Qeveria, pa dallim nëse e kryeson VMRO-DPMNE-ja dhe ky koalicion, apo dikush tjetër.

"Kemi kujdes me vendimet ligjore që të mos ketë shkelje, në mënyrë që ky proces të mund të përfundojë me sa më pak plagë. Të kemi proces në të cilin nuk do të dëmtohet buxheti, ndërkaq përmes buxhetit edhe ju qytetarët. Nëse në të kaluarën bëhej spastrim gjatë ndërrimit të pushtetit, në kundërshtim m ligjin, ishte, ja, shihni këta, sa të këqinj janë, bëjnë spastrim, partizim etj. Tani shkojmë ngadalë, me kujdes që të mos shkelim ligjin, sepse ata do të padisin dhe do të fitojnë, kështu që ju qytetarët do të duhet të paguani, prandaj jemi kaq të ngadaltë", theksoi Mickoski pas inaugurimit të mbindërtimit të kopshtit "Goce Dellçev" në komunën Ilinden.

Si shembull e ceki zhvendosjen e të punësuarve në MPB, për çka tani shteti paguan 25 milionë euro.

"Paditën, fituan dhe jo vetëm që i kthejnë në vendet e vjetra të punës, por edhe ju qytetarët nga tatimi që e paguani, ktheni, sepse dikush është revanshuar përmes partisë dhe manifeston teka. Paramendoni ai nuk ka përgjegjësi penale, ai shëtitet lirisht, prëderisa ju qytetarët paguajmë për tekat e tij", theksoi Mickoski. ab/ 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR