Mickoski: Këtyre ditëve do të informohem nga Koshta nëse Sofja ka pranuar takim eventual në Samitin e NATO-s në Hagë
- Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaori se deri në momentin nuk ka konfirmim se do të ketë takim të delegacionit maqedon dhe bullgar në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë këtë muaj, por përmendi se këtyre ditëve do të hyjë personalisht në kontakt me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta që të informohet nëse ka përgjigjet nga pala tjetër.
Shkup, 11 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaori se deri në momentin nuk ka konfirmim se do të ketë takim të delegacionit maqedon dhe bullgar në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë këtë muaj, por përmendi se këtyre ditëve do të hyjë personalisht në kontakt me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta që të informohet nëse ka përgjigjet nga pala tjetër.
"Deri në këtë moment nuk kam një konfirmim të këtillë, por planifikoj që të dëgjohem me kryetarin e Këshillit Evropian, Koshta sepse kjo ishte ideja e tij, ne e kemi pranuar pa rezervë, për atë nëse ka ndonjë përgjigje nga pala tjetër", tha Mickoski sot duke u përgjigkjur në pyetjen e gazetarëve në Qeveri pas ceremonisë silemne për ndarje të mirënjohjes kombëtare për arritje të larta në sport.
Mickoski nga fundi i muajit të kaluar theksoi se në takimin në Shkup me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kalas, ndër të tjera, diskutuan për takimin e mundshëm dypalësh me palën bullgare, formatin e tij, kush mund të marrë pjesë dhe ku mund të mbahet. Samiti i ardhshëm i NATO-s në Hagë, siç tha ai atëherë, është një mundësi e mirë për takimin, në të cilin do të marrin pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kalas, ndërsa përbërja, siç theksoi Mickoski, është zgjeruar me mundësinë e pranisë së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Mark Rute.
Kryeministri shprehu sot keqardhje për mënyrën se si sillet aleati ynë në NATO, duke komentuar mesazhet e fundit nga zyrtarë të lartë në Sofje, përfshirë presidentin Rumen Radev dhe zëvendëspresidenten Iliana Jotova, të cilët akuzuan Maqedoninë për presion, si dhe se është e nevojshme të monitorohet nga afër ajo që po bën Shkupi dhe ajo që po ndodh në Parlamentin Evropian.

"Theksoi se kushdo që nuk e sheh se kjo është thelbi i problemit është ose analfabet politikisht ose nuk duhet të merret me politikë, dhe shtoi se ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e dinte saktësisht këtë.
"Ai e dinte saktësisht se çfarë po bënte, i nguli thikën drejtpërdrejt në mushkëri identitetit maqedonas dhe unë kurrë nuk do ta harroj se, duke pranuar propozimin francez, ai i nguli drejtpërdrejt gozhda në duar dhe këmbë identitetit maqedonas. Do të luftojmë deri në fund, për aq kohë sa të mundemi, nuk e di nëse do të kemi sukses, por po fitojmë simpati dhe gjithnjë e më shumë vende dhe politikanë të lartë po e miratojnë atë që po bëjmë dhe argumentet tona po fitojnë terren", tha Mickoski.
Ai pyeti edhe një herë pse, nëse problemi ishte përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, u paraqitën amendamente që e përcaktonin identitetin maqedonas si aktual.
"Pse nuk respektohen vendimet e Gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg dhe nuk njihet OMO Ilinden Pirin, pse popullit maqedonas në Bullgari nuk i lejohet të ketë përfaqësuesin e vet në Këshillin për Minoritetet së bashku me romët, hebrenjtë, turqit, armenët dhe të tjerët... E gjithë bota po shikon dhe gjykon. Nëse më 24 qershor, rezoluta, e cila e thekson qartë identitetin dhe gjuhën e veçantë shekullore maqedonase, nuk kalon në AFET, Komitetin për Punë të Jashtme në PE, atëherë problemi nuk është ndryshimi i Kushtetutës, problemi është identiteti dhe gjuha shekullore maqedonase, tha Mickoski. mb/
Foto. Qeveria