• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Këto janë zgjedhje në të cilat votoni “për” dhe “kundër” Maqedonisë, nuk ka alternativë të tretë

Mickoski: Këto janë zgjedhje në të cilat votoni “për” dhe “kundër” Maqedonisë, nuk ka alternativë të tretë

Shkup, 11 prill 2024 (MIA) - Këto janë zgjedhje në të cilat duhet të vendosim nëse Maqedonia do të ekzistojë e tillë dhe në këtë formë në të cilën ne e njohim ose nuk do të ekzistojë.. Këtë e mendoj seriozisht dhe e di në bazë të informatave që kam, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjatë pjesëmarrjes në tubimet për promovimin e kandidates për president Gordana Siljanovska Davkova në Dollneni dhe Makedonski Brod.

Mickoski bëri thirrje për masivitet në zgjedhjet për president të vendit dhe mbështetje për Siljanovska Davkovën.

"Qytetarët kanë dy mundësi. Maqedonia krenare dhe Gordana Siljanovska Davkova dhe opsioni tjetër ku Maqedonia turpërohet dhe poshtërohet që përfaqësohet nga Stevo Pendarovski. Zgjedhja është e qartë që në fillim. Prandaj ju kërkoj që fillimisht më 24 prill ta bëni Maqedoninë krenare, e më 8 maj edhe më masivisht jo vetëm krenare, por edhe tuajën, për qeverinë e ardhshme të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Maqedonia juaj", tha Mickoski në tubimin në Ropotovë, komuna Dollneni.

Sa herë që kemi një qeveri të udhëhequr nga LSDM-ja, siç tha, humbet populli dhe Maqedonia dhe preket drejtpërdrejt identiteti maqedonas.

Në këto zgjedhje, theksoi Mickoski, zgjidhet "për" dhe "kundër" Maqedonisë.

"SDS po përpiqet që këto zgjedhje të ardhshme t'i paraqesë si zgjedhje për BE-në ose kundër BE-së. Ata ishin për BE-në, dhe sipas tyre ne ishim kundër BE-së dhe kjo është një tezë e gabuar. Këto janë zgjedhje në të cilat votoni pro dhe kundër Maqedonisë, nuk ka alternativë të tretë. Në këto zgjedhje zgjedhim nëse e duam Maqedoninë dhe zgjedhim Gordana Siljanovska Davkovën dhe koalicionin "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE apo jemi kundër Maqedonisë, e cila është Stevo Pendarovski dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja", tha Mickoski në tubimin në Makedonski Brod.

Për kandidatin për president, Stevo Pendarovski, tha se është “nënkontraktues i politikave të BDI-së.

"Dy gjëra janë domethënëse dhe nuk duhet harruar për Stevo Pendarovskin, këto janë. e para dhe më domethënëse, se sipas Stevo Pendarovskit, Goce Dellçev ka qenë bullgar. Gjëja e dytë dhe shumë domethënëse është se nëse ai nuk do të ishte zgjedhur president, atëherë Stevo do të ishte larguar nga Maqedonia. Pra, le ta ndihmojmë atë të fillojë të paketojë valixhet më 24 prill dhe të largohet më 8 maj", tha Mickoski.

Në Kërçovë do të mbahet tubimi qendror për promovimin e Siljanovska Davkovës. ls/

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR