• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Jemi këtu të zgjedhim bartës liste për PE, por edhe ta zgjerojmë bashkëpunimin me partitë simotra

Mickoski: Jemi këtu të zgjedhim bartës liste për PE, por edhe ta zgjerojmë bashkëpunimin me partitë simotra

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Qëllimi peimar i këtij Kongresi është të zgjedhet bartësi i listës i cili do t'i kryesojë deputetët e ardhshëm në Parlamentin evropian nga radhët e Partisë popullore evropiane. Kandidati i vetëm është kryetari aktual i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, kumtoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga Bukureshti.

Mickoski, siç informoi VMRO-DPMNE, së bashku me kandidaten për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, nënkryetarët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski dhe Timço Musunski, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, Stefan Andonovski ndodhen për vizitë dydiore në Bukuresht, ku po marrin pjesë në Kongresin e Partisë popullore evropiane (EPP) që mbahet sot dhe nesër.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së informoi se janë paraparë shumë takime bilaterale, me kryeministrat e Kroacissë, Andrej Plenkoviq dhe të Serbisë, Ana Bërnabiq, tkaime edhe me dy nënkryetarë të Partisë popullore evropiane, Mekalister dhe Han. "Nesër kandidatja presidenciale, Gordana Siljanovska Davkova do të tkaohet me nënkryetaren e Unionit të rave të Partisë popullore evropiane", deklaroi Mickoski.

Mickoski theksoi se kjo është mundësi e madhe t'i zgjerojmë fushat e bashkëpunimit me partitë simotra, posaçërisht edhe në shtetet në të cilat ato janë në pushtet.

Foto: VMRO-DPMNE 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR