• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Ilindeni është simboli i luftës maqedonase për liri dhe themeli i shtetësisë

Mickoski: Ilindeni është simboli i luftës maqedonase për liri dhe themeli i shtetësisë

Shkup, 2 gusht 2023 (MIA) - Ilindeni është dita më e ndritshme e Maqedonisë. Ilindeni është simboli i luftës maqedonase për liri. Ilindeni është themeluesi maqedonas i shtetësisë. Maqedonia dhe Ilindeni janë dy fije të ndërthurura që shënojnë identitetin e çdo maqedonasi, thuhet në urimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me rastin e Ilindenit.

"Para 120 vitesh, të udhëhequr nga ideali i lirisë, populli i Maqedonisë filloi eposin, mbolli farën e mosbindjes dhe kjo u kurorëzua me seancën e parë të ASNOM-it dhe krijimin e shtetit maqedonas. Të dy Ilindenat edhe ai në vitin 1903 dhe ai në vitin 1944 ishin megjet në historinë e Maqedonisë që lanë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive të Maqedonisë, thuhet në urimin e Mickoskit.

Ilindeni, shton Mickoski, ishte ylli udhërrëfyes i të gjithë atyre që ëndërruan dhe zgjodhën pavarësinë e Maqedonisë më 8 shtator, por do të mbetet edhe ylli udhërrëfyes i të gjithë brezave të ardhshëm që do të luftojnë për Maqedoninë.

 Ai shton se ne jemi krenarë për të kaluarën tonë dhe nuk do të lejojmë të nëpërkëmbet apo të përvetësohet nga askush. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR