• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Ilindeni është një e vërtetë historike dhe thirrja jonë më e fortë për veprim dhe unitet sot

Mickoski:  Ilindeni është një e vërtetë historike dhe thirrja jonë më e fortë për veprim dhe unitet sot

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Ilindeni nuk është vetëm një tregim historik ose ëndërr historike, por para se gjithash një e vërtetë historike. Ilindeni është thirrja jonë më e fortë për veprim dhe unitet sot. Ilindeni është thirrje për të gjithë ne - të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona, për kulturën tonë, për lirinë tonë, porosit kryeministri Hristijan Mickoski në një postim në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai thekson se Maqedonia sot e shënon Ditën e Republikës, festë me të cilën festohen dy ngjarjet e mëdha historike dhe shtetformuese , Kryengritja e Ilindenit dhe Mbledhja e parë e KAÇKM-së.

"Vini re me kujdes fjalët nga Manifesti i Krushevës i cili përveç festimit të idesë liridashëse, mesazhi i tij më i madh është thirrja për unitet. Mbi atë unitet u ndërtua Republika e Krushevës, dhe në emër të atij uniteti të gjithë ngritën flamurin e lirisë. Pyetja dhe dilema e vërtetë sot është nëse ky unitet ekziston në gjendje kur lufta duhet të zgjasë, që të kemi fitore. Lufta zgjat - duke na përkujtuar se lufta për liri, drejtësi dhe për të ardhme më të mirë kërkon qëndrueshmëri, guxim dhe unitet. Prej tyre duhet të mësojmë se si fitohen fitoret e mëdha, sepse betejë mund të humbisni, por me rëndësi është të fitoni qëllimin tuaj përfundimtar", thekson Mickoski.

Qëndrueshmëri, vigjilencë dhe para se gjithash plan të mirë të arrihet qëllimi i vërtetë, siç thotë, është strategjia që duhet edhe ne ta përdorim, të jemi të zëshëm në qëndrimet tona, të kemi plan dhe të jemi të qëndrueshëm.

"Lufta nuk ka përfunduar! Lufta vazhdon! Ne luftojmë me çdo fjalë që flasim, në çdo veprim të bërë, me çdo ëndërr që kemi për një të ardhme më të mirë. Lufta për ardhmëri, lufta për Maqedoni në duart e popullit është obligimi ynë. Kjo është lufta e brezit tonë me të cilën ne lëmë gjurmë në kohë, duke besuar fortë në drejtësinë dhe madhështinë e saj. Qoftë i përjetshëm Ilindeni", thekson Mickoski në postimin e tij në Fejsbuk. sa/

Foto: Arkivi i MIA dhe Fejsbuku i Mickoskit

QËNDRONI TË LIDHUR