• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mickoski: Ia lë Prokurorisë nëse sipas zërave, do të ndërmarrë masa për ndjekjen nga agjencitë e sigurisë

Mickoski:  Ia lë Prokurorisë nëse sipas zërave, do të ndërmarrë masa për ndjekjen nga agjencitë e sigurisë

Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret nga Prokuroria Publike që pas zërave të ndërmarrë  masa në lidhje me informacionet që ai ka paraqitur në seancën e djeshme parlamentare për pyetjet e deputetëve se pushteti i mëparshëm e ka ndjekur fizikisht atë atëherë si udhëheqës i partisë më të madhe opozitare, sepse  gjoja se ka qenë lider i një formacioni paraushtarak.

"Ajo që është interesante nga ajo që mund të them dhe ndaj me publikun është se këto shkrime, raporte apo si të quaj debrifikime, janë krijuar në fillim të vitit 2020 që është vit zgjedhor. Imagjinoni, një nga agjencitë e sigurisë, për arsye të justifikuara nuk them se cila është, ka informacione të tilla që unë inspiroj, financoj dhe organizoj struktura të tilla të armatosura terroriste dhe në të njëjtën kohë nuk e ka informuar MPB-në. Dhe parashtrohet pyetja pse nuk e ka njoftuar. Përgjigja është e qartë, sepse ishte periudha teknike dhe atëherë ministër teknik ishte z. Naqe Çulev, flas për vitin 2020. Kjo ka qenë vetëm mënyrë përmes montazhit të sigurohet mbulim fizik për liderin e partisë më të madhe politike të asaj kohe - VMRO-DPMNE-së. Të tjerat ia lë prokurorisë, të shohim nëse do t'i arrijnë këto zëra tek ata dhe a do të marrin ndonjë masë", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve nëse pret shpjegim në lidhje me vëzhgimin e tij nga shërbimet e sigurisë se ai ishte lider i një formacioni paraushtarak.

I pyetur se sa larg është shkrirja e paralajmëruar e Agjencisë së Inteligjencës dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe nëse ka ndonjë ligj të propozuar për bashkimin e agjencive, ai theksoi se po përgatiten reforma që do të nevojitet kohë.

Kryeministri Mickoski dje vuri në dukje funksionimin e paligjshëm të disa prej agjencive dhe shërbimeve përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit, duke theksuar domosdoshmërinë e reformave në punën e shërbimeve. Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Jovan Jauleski për momente të reja nga hetimet e bëra në kuadër të strukturave të sigurisë, kryeministri theksoi se pushteti i kaluar e ka ndjekur fizikisht atë si lider të partisë më të madhe opozitare në atë kohë, por edhe anëtarëe e afërt të familjes, gruan dhe djemtë e tij. qa/

Foto: Pritskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR