Mickoski: I vetmi shpenzim për të cilën mendohet, është për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me taksën globale korporative
- I vetmi shpenzim për të cilin mendojmë për momentin është për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me taksën globale korporative, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigjen e pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria mendon për rritjen e kontributit për sigurimin pensional dhe invalidor.
- Post By Fami Bajrami
- 16:00, 4 dhjetor, 2024
Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) - I vetmi shpenzim për të cilin mendojmë për momentin është për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me taksën globale korporative, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigjen e pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria mendon për rritjen e kontributit për sigurimin pensional dhe invalidor.
Mickoski paralajmëroi se deri në fund të vitit do të ketë harmonizim të politikës tatimore me qëllim të pagesës së tatimit të konsoliduar të fitimit prej 15 për qind për kompanitë që i plotësojnë kushtet dhe të paguhen në tërësi në vend.
Sipas Mickoskit, kompanitë janë të informuara dhe nuk janë kundër.
"Të gjitha kompanitë të cilët në nivel global kanë të ardhura më të mëdha se 750 milionë euro, këtu tek ne më shumë se 10 milionë euro dhe fitime më të mëdha se një milion euro, duhet të paguajnë tatim fitimi të konsoliduar prej 15 për qind. Tek ne nga ajo që kemi detektuar ka tre lloje të kompanive të tilla, të parat janë ato që përdorin të a.sh. stimuj tatimorë, të cilët janë në zonat e lira ekonomike, lloji i dytë janë kompanitë që përdorin të stimuj të tillë tatimorë, por janë jashtë zonave të lira ekonomike, ndërsa lloji i tretë janë ato që ofrojnë shërbime në tregun e lirë, si Telekom, A1, Çimentorja, EVN,....Ato duhet të paguajnë 15 për qind tatim", tha Mickoski.
Në sistemin tatimor të Maqedonisë, vazhdoi kryeministri, kemi taksë të sheshtë prej 10 për qind.
"Çfarë do të ndodhë? Ata që fituan fitim prej 100 parave, do të paguajnë 10 për qind, 10 para këtu, ndërsa pesë të tjerat do të duhet të paguhen në vendin amë. Kjo nuk është e drejtë. Nëse përfitojnë nga qytetarët e Maqedonisë dhe nëse qytetarët e Maqedonisëi paguajnë faturat, atëherë duhet të paguajnë 15 për qind këtu. Një harmonizim të tillë të politikës tatimore do të ketë deri në fund të vitit. Nga ana e Qeverisë, kompanitë të cilët i plotësojnë këto kushte janë informuar dhe nuk kanë asnjë kundërshtim. Gjithçka tjetër që do të merret me vendim të Qeverisë, opinioni do të informohet. Kjo është zgjidhje ligjore", tha Mickoski.
Kryeministri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para se të merrte pjesë në konferencën e sotme të Institutit të Studimeve të komunikimeve nëse do të rritet kontributi në sigurimin pensional dhe invalidor për të ndihmuar qëndrueshmërinë e Fondit të FSSH-së, pasi Qeveria dje njoftoi se mosha e pensionit nuk do të të rritet, siç rekomandohet nga Këshilli fiskal. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s