• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: I ndjekim ngjarjet më të reja me luftën në Ukrainë

Mickoski: I ndjekim ngjarjet më të reja me luftën në Ukrainë

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se prej së afërmi por ndiqen ngjarjet më të reja dhe zhvillimi i ngjarjeve me dhe rreth luftës me Ukrainën dhe Rusinë, por se analizat dhe vlerësimet nuk mund të kumtohen publikisht.

"Prej së afërmi i ndjekim ngjarjet më të reja dhe zhvillimin e ngjarjeve. I analizojmë. Kuptohet se nuk do të themi publikisht se çka po analizojmë dhe cilat janë vlerësimet tona. Presim sa më parë e tërë ajo atje të përfundojë dhe t'i vijë fundi luftës, do të thoja këtij agresioni rus, dhe të mund të funksionojmë normalisht dhe të mund të zhvillohemi ashtu siç dëshirojmë", tha Mickoski në konferencën prë shtyp në Qeveri pas mbledhjes solemne me rastin e Ditës botërore të fëmijës. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR