• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski i bëri thirrje Prokurorisë t'i kontrollojë pohimet e LSDM-së për ikjen e Ramadanit

Mickoski i bëri thirrje Prokurorisë t'i kontrollojë pohimet e LSDM-së për ikjen e Ramadanit

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot i bëri thirrje Prokurorisë publike t'i kontrollojë pohimet e LSDM-së se ikja e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani në Kosovë është realizuar me ndihmën e njerëzve nga institucionet shtetërore. Pohimet e LSDM-së, sipas Mickoskit, janë gënjeshtra.

"Është mirë që përundimisht dolën me pohim. E inkurajoj Prokurorinë publike që sot të hyj, i bëj thirrje prokurorit publik i cili është zgjedhur nga LSD dhe BDI menjëherë të hyjë dhe të konstatojë gjendje faktike, ndërsa unë ju pohoj se atë që e paraqiti deputeti i LSDM-së është gënjeshtër", deklaroi Mickoski pas vizitës në Agjencinë për kadastër të patundshmërive.

Mickoski e inkurajoi edhe kryesinë e MPB-së të parashtrojë padi për shpifje.

"Duhet në këtë mënyrë të mbrohemi nga gënjeshtrat dhe konstruksionet e këtilla. Është çudi që kosntruohen gjëra të këtilla mosntruoze dhe praktikisht kjo neve na jep përgjigje me çfarë njerëz kemi pasur punë këto shtatë vite kur ata tani nga opozita e kontruojnë këtë. Praktikisht, ata edhe kanë sunduar ashtu, ashtu kanë funksionuar", tha Mickoski.

Deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski sot në konferencë për shtyp kumtoi se kanë dëshmi nga "informatorë" se Ramadani është larguar nga shteti drejt Kosovës më 10 gusht me Naim Ramukën, shef i kufirit verior me Kosovën, ndërsa më 14 gusht, kur edhe ka ikur nga vendi, është transportuar nga një i punësuar në komunën e Çairit me urdhër të Ramukës. Në të dy rastet kufirin në Bllacë e kanë kalaur prëgjatë korsisë për qarkullim të automjeteve ngarkuese pa kurfarë kontrolli.

Trajçuleski kërkoi nga Prokuroria themelore publike (PTHP) hetim urgjent të rastit, të deklasifikohen xhirimet nga kamerat në VK Bllacë në mënyrë që i tërë opinioni të shohë se është e vërtetë ajo që e pohojnë, si dhe dorëheqje të parevokueshme nga Toshkovski dhe të gjithë personat për të ciltë kanë informata se janë të prëfshirë në organizim të ikjes së Ramadanit.

Ramadani, në bazë të fletë-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli nga Serbia, u arrestua më 17 korrik të këtij viti në vendkalimin kufitar Jazhincë dhe u dërgua në paraburgim ekstradues 30-ditor në burgun e Shutkës. Më 1 gusht, masa e Ramadanit u tjetërsua në "arrest shtëpiak" dhe me këtë vendim parashihej ai të qëndrojë në "arrest shtëpiak" deri më 16 gusht. Më 15 gusht, nga ana e organit kompetent gjyqësor është parashtruar dokumentacioni në MPB për shpallje të fletë-arretit qendror për Blerim Ramadanin, sepse ai ishte i pakapshëm për organet e ndjekjes. ab/

Foto: MIА 

QËNDRONI TË LIDHUR