• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski, grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në takim me ministrat e punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë

Mickoski, grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit në takim me ministrat e punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Delegacioni i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni për Rindërtim e Maqedonisë të udhëhequr nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndërsa në përbërje të të cilit ishte edhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, si dhe deputetët e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Rindërtim, kanë realizuar takim me Aleksandar Shalenberg, ministër i Punëve të Jashtme i Austrisë, Jan Lipavski, ministër i Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Mirosllav Vllahovski, ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë. 

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni për rRndërtim të Maqedonisë kanë shprehur falënderim për vizitën mysafirët e lartë nga Austria, Çekia dhe Sllovakia dhe janë përqendruar  situatën në vend, lidhur me Bashkimin Evropian.

 "Në të njëjtën kohë, ata theksuan se pengesë në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, më shumë edhe nga Bullgaria, është korrupsioni në eshalonet më të larta të pushtetit, mungesa e shtetit të së drejtës dhe keqpërdorimi i institucioneve", njoftuan nga VMRO-DPMNE. 

Siç thuhet në kumtesë,  është nënvizuar keqpërdorimi i flamurit evropian në Kuvendin e RMV-së, ku tentohet të vendosen ligje për lojërat e fatit dhe ligje në dëm të qytetarëve të Maqedonisë në procedurë të shkurtuar për të shmangur debatin dhe përgjegjësinë para qytetarëve. Më tej, thuhet në kumtesë, se përfaqësuesit nënvizuan rolin konstruktiv që vendi ka luajtur në rajon gjatë gjithë viteve të fundit, në të gjitha krizat në Ballkan.

 "Lidhur me synimin e pushtetit, pa përfshirë opozitën në asnjë pjesë të negociatave, për të shtyrë në Kuvend ndryshimet kushtetuese nën ultimatum nga pala bullgare, përfaqësuesit njëzëri përsëritën qëndrimin e përbashkët se nuk do të mbështeten ndryshimet kushtetuese nën diktim dhe se shteti urgjetisht  duhet të fokusohet në përfundimin e reformave reale të sistemit që do të nënkuptojnë evropianizim të vërtetë. Qëndrimi i përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë mbetet se evropianizimi i Maqedonisë nuk duhet të nënkuptojë heqjen dorë nga përcaktuesit    themelor identitare të popullit maqedonas, përfshirë çështjet historike bilaterale në negociatat me BE-në dhe duke luajtur me ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas", thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. qa/ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR