• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Grubi së bashku me një afarist me automjet diplomatik dje e ka braktisur Maqedoninë dhe u largua në Kosovë

Mickoski: Grubi së bashku me një afarist me automjet diplomatik dje e ka braktisur Maqedoninë dhe u largua në Kosovë

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ish kryeministri i parë Artan Grubi së bashku me edhe një person, me automjet diplomatik, dje e ka braktisur vendin dhe ka shkuar në Kosovë.

Mickoski këtë e potencoi në emisionin e "Click Plus" në TV21, që duhet të emetohet sonte në ora 21:30.

"Informatat e mia janë se ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore ka kohë që nuk ndodhet në vend. Ndërkaq, ish-zëvendës kryeministri dje është larguar nga Maqedonia me një afarist me veturë me targa diplomatike dhe është nisur drejt fqinjit tonë verior, Kosovës", tha Mickoski.

Kryeministri, në intervistë thekson se është marrë vendimi për vazhdimin e realizimit të korridoreve 8 dhe 10D, pasi nëse anulohej projekti nga “Behtel dhe Enka”, shteti do të duhej të paguante miliona.

"Unë absolutisht ende e vlerësoj projektin e Behtel dhe Enka si më kriminel. Nëse e anuloj tani, juve, neve dhe gjeneratave të ardhshme do të na kushtojë miliona, kështu që vendosa ta zgjidhja sa më shpejtë. Ju mendoni se ishte mirë për mua", tha ai.

Ai potencoi se nga buxheti janë ndarë 25 milionë euro për financimin e Universitetit "Nënë Tereza" dhe për këtë është sulmuar nga kolegët e tij, por kjo, tha ai, nuk i intereson askujt. bsh/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR