• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Gjendja e Buxhetit që trashëguam ishte alarmante, Prokuroria Publike ta hetojë punën e KXE Manastir, borxhi është 5 miliardë denarë

Mickoski: Gjendja e Buxhetit që trashëguam ishte alarmante, Prokuroria Publike ta hetojë punën e KXE Manastir, borxhi është 5 miliardë denarë

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Gjendja me buxhetin që e trashëguam nuk ishte e rëndë, por alarmante dhe ndoshta kjo Qeveri është e vetmja Qeveri që është sulmuar nga opozita e sotme, por në të njëjtën kohë e sulmuar nga shoqata të caktuara të qytetarëve, organizata sindikale, se është kundër të drejtave të punonjësve, rritjes së pagave, theksoi Hristiajn Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve. 

"Zbrazëtira ishte aq e madhe, keqpërdorimet ishin të tilla dhe borxhet e grumbulluara vazhdimisht dilnin në sipërfaqe saqë na shqetësonte dhe po pyesnim veten se çfarë të bëjmë dhe si do ta mbyllim vitin, duke pasur parasysh që kishte mungesë të mjeteve për pagesa të rregullta. Mosdisciplina, demotivimi në administratë, morali ishte në nivel të ulët, kuadrot nga qeverisja e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së ende ishin të shpërndara nëpër institucione. Vetëm për pagesën e rregullt të pensioneve nga Buxheti kanë munguar 5 miliardë denarë. Pikërisht 5 miliardë denarë në Buxhet. Por nuk u harrua të paguheshin avanset për projektet që nuk filluan kurrë. Ja për shembull, nuk u harrua të paguhen gati 300 milionë euro për një projekt kyç, që duhej të vinte kjo Qeveri, që të zhbllokojë të gjitha projektet dhe të mund të vazhdonte ai projekt dhe kjo të vërehet. Ky është projekti që në të ardhmen do të lidhë Gostivarin me fshatin Bukojçan dhe Prilepin me Manastirin", theksoi Mickoski..

 Kryeministri i bëri apel Prokurorisë të kontrollojë kush është nënkontraktor i aksit nga Gostivari në Bukojçan nëse i është marrë licenca për shkak se i ishte shembur ura  e një projekt tjetër në hekurudhën që është pjesë e Korridorit 8, ku gjithashtu ka qenë nënkontraktor. 

 Me rebalancin e Buxhetit, Qeveria ka siguruar mjete për pagesën e regresit për pushim vjetor të të punësuarve në administratë, si dhe para për mbështetjen e komunave. 

"Një miliard denarë kanë munguar për K15-shin. Nuk e kanë paraparë në Buxhet, me ribalancin që ua kemi siguruar. Tani në dhjejtor, do t'u paguhen më shumë se 83 mijë të punësuarve në administratën publike. Kjo Qeveri ka aisguruar pothuajse 500 milionë euro investime në të gjitha komunat, pa dallim në se kryetari i komunës është nga BDI, LSDM, VMRO-DPMNE, ZNAM, të pavarur, VLEN. A e dini çfarë ka bërë Qeveria e kaluar 50 milionë euro paratë të huazuara, të miratuara nga Banka Europiane e Investimeve për projekte për infrastrukturë komunale, ujësjellës dhe kanalizime qëndruan sepse kryetarët e komunave ishin kryesisht nga opozita në atë kohë. Erdhi tani ky ministër Izet Mexhiti, e zhbllokoi procesin, pa dallim që do të ketë përdorues nga parti të ndryshme politike, kjo është për qytetarët", shtoi Mickoski.

 Kryeministri Mickoski shtoi se Prokuroria Publike duhet ta hetojë edhe punën e KXE Manastir, ku janë bërë borxhe të mëdha.

"Nuk ishin paraparë paga në disa ndërmarrje dhe institucione publike. Por meqë e përmendët KXE Manastir, borxhi është 5 miliardë denarë. Dhe ja ku po e ftoj përsëri prokurorin publik nëse nuk është në ankth, me temperaturë më të lartë, me ngërçe në stomak, të hyjnë në kompani dhe të hetojnë si instant kompani, unë do t'u jap adresat nga zonat rurale në Maqedonisë perëndimore, që brenda natës bëhen milionerë, ja unë do u’a jap adresat, emrin dhe mbiemrin e pronarëve të atyre kompanive", theksoi kryeministri Mickoski.

 

QËNDRONI TË LIDHUR