• e premte, 06 mars 2026

Mickoski: Ekonomia është konsoliduar, gjashtë tremujorë radhazi kemi rritje të PBB-së, dhe politikat qeveritare po japin rezultate

Mickoski: Ekonomia është konsoliduar, gjashtë tremujorë radhazi kemi rritje të PBB-së, dhe politikat qeveritare po japin rezultate

Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Gjashtë tremujorë radhazi kemi një prodhim të brendshëm bruto real që rritet mesatarisht për tre e gjysmë për qind. Në dy tremujorët e fundit të vitit 2025, prodhimi i brendshëm bruto real u rrit për 3,8 për qind, deklaroi sot kryeministri Mickoski, duke shtuar se politikat qeveritare po japin rezultate.

Sipas tij, opozita shpesh tallet kur flet për këtë, por, siç thekson, fakti është se në tremujorin e katërt, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto të Maqedonisë është ndër tre të parat në Evropë.

"Nëse kthehemi disa vite pas, do të arrijmë në përfundimin se atëherë ishim në fund të rajonit. Tani, të themi, jemi përpara fqinjëve. Nëse në tremujorin e katërt, Bullgaria shënoi rritje prej 3,2 për qind, Kroacia 3,6 për qind, Serbia 2,2 për qind, Greqia rreth 2 për qind, ne me 3,8 për qind jemi liderë në rajon. Tani opozita, përsëri do të tallin atë që do të them, por le të vazhdojnë të tallen, ndërsa ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të mbështesim histori të suksesshme që kontribuojnë në prodhimin e brendshëm bruto", tha Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në kompanin e Shtipit "Aktiva". 

Mickoski theksoi se vitin 2025 vendi e mbylli me një rritje reale prej rreth 3,5 për qind. Për këtë vit pritet që rritja të lëvizë ndërmjet 3,5 dhe 4 për qind.

Sipas FMN-së, për vitin 2026, siç tha Mickoski, prodhimi nominal i brendshëm bruto për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është vendosur në nivel pak më shumë se njëzet e një miliardë dollarë.

Ai thotë gjithashtu se, për fat të keq, shumë pak është bërë nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, por, siç theksoi, si Qeveri nuk do të dëshpërohen, ndërmarrin hapa gjigantë për të ecur përpara. qa/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR