• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski e mori mandatin për formim të qeverisë, rrjedhë afati prej 20 ditëve

Mickoski e mori mandatin për formim të qeverisë, rrjedhë afati prej 20 ditëve

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dje e mori mandatin për përbërje të qeverisë nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me çka edhe zyrtarisht filloi të rrjedhë afati për formimin e saj.

"Gjatë konstituimit të Kuvendit kryetari i Kuvendit u zgjodh me 76 vota 'për'. Ky rezultat dhe negociatat që janë në rrjedhë më japin të drejtë, në mënyrë të bazuar të konsideroj se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka mundësi serioze të formojë qeveri, përkatësosht të fitojë 61 vota për programin e tij dhe përbërjen e qeverisë. Prandaj kam nderin dhe kënaqësinë me siguri të besoj se hapi që po e ndërmarr, besimi i mandatit për përbërje të qeverisë Mickoskit është hapi i vërtetë dhe i drejtë politik", deklaroi presidentja SIljanovska Davkova.

Në fjalimin pas pranimit të mandatit Mickoski paralajmëroi se së shpejti do të formohet qeveria e re reformuese me qëllimin thelemor - të merret me reformat, t'i lëvizë propceset përpara, në mënyrë që, siç tha, të mos fundosemi si shoqëri në moçalin politik të zënkave ndërpolitike, por ta zhvillojmë shtetin tonë.

null

Ai nuk dëshiroi t'i zbulojë emrat e ministrave të ardhshëm, duke theksuar se me marrjen e mandatit fillojnë konsultimet brendapartiake dhe brenda koalicionit për propozimet për anëtarë të Qeverisë. Pritjet e tij janë se qeveria e re do të formohet para afatit.

"Realizimi dhe votimi në kuadër të Kuvendit mund të jetë që nesër, sepse nëse shikojmë se si është strukturuar qeveria, atëherë VMRO-DPMNE ka 61 deputetë. Formalisht, ne mund ta zgjedhim qeverinë e re që nesër. Duke pasur parasysh bisedimet që përfunduan, koalicionin që u bë atëherë, mund të them se sfida jonë është të kemi një shumicë që do të ketë mbështetjen e dy të tretave në Kuvend", tha Mickoski.

Nëse shikojmë formalisht, shtoi ai, kemi 78 deputetë sepse ne dhe potencialet si VMRO-DPMNE i kemi 55, dy janë nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni.

"Por nëse e shikojmë si koalicion më të gjerë në atë kontekst, atëherë kemi 78. Ndërsa unë ju them se kemi më shumë se 80, u përgjigj Mickoski.

Mandatari tha se kjo shumicë është e nevojshme sepse po planifikojnë një ristrukturim të qeverisë në lidhje me programin e VMRO-DPMNE “Platforma 1198”, të pranuar nga partnerët e rinj të koalicionit, si dhe sepse po planifikojnë, siç tha, një një cikël të fortë reformash, veçanërisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

null

Ai bëri me dije se qeveria e re do t'i lëvizë gjërat në ekonomi me reforma dhe një cikël të fortë investimesh, sepse qytetarët presin përmirësim të standardit të jetesës, përmirësim të gjendjes në shendetësi, arsim, bujqësi.

Mandatari për përbërje të qeverisë së re, në pyetjen e gazetarëve theksoi se si njeri, i cili do ta kryesojë qeverinë është i obliguar t'i respektojë Kushtetutën dhe ligjet, sepse ky është parimi i tij edhe në raport me Marrëveshjene  Presëës, e cila, siç tha është pjesë e sistemit juridik, por edhe përmendi se pret ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, të cilat i ngjajnë shekullit 21. Bëri thirrje "në vend se theksi të vihet në të drejtën e vet të garantuar të njeriut për përdorim të emrit Maqedoni. fokusi të vendoset në analizë më të thellë për atëse çka ka përmbushur Greqia nga Marrëveshja".

Pasi që edhe formalisht do të bëhet pjesë e institucioneve, siç tha do të ndërmarrin aktivitet diplomatik që t'i argumentojnë dhe mbrojnë pozicionet lidhur me Marrëveshjen e Prespës, por theksoi se nuk do të bëjnë politikë ofensive provokuese, të riemërojnë autostrada, aeroporte, të ndërtojnë përmendore, por do të ndërtojnë ura, ekonomi më të fuqishme edhe bashkëpunim ekonomik të ndërsjellë, bashkëpunim në fushën e turizmit, arsimit, kulturës.

Ai pas marrjes së mandatit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me thirrjen e djeshme nga kryeministri krek Kirjakos Micotakis të japë deklaratë kategorike, kur zyrtarisht do të bëhet kryeministër se e respekton Marrëveshjen e Prespës, ndërsa në të kundërtën, e vetmja që mund të arrijë është "përvoja e parë e pakëndshme" në Samitin e NATO-s në fillim të korrikut, përsëriti edhe se nuk ka për qëllim të sillet si taleban, por edhe se nuk pret që dikush tjetër të sillet në atë mënyrë, por edhe se është mirë të argumentohen qëndrimet para Samitit. 

null

"Si person që do të drejtoj qeverinë, jam i detyruar të respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Dhe këtu nuk kam pasur asnjëherë dilemë dhe as nuk do të kem përderisa këto ligje dhe kjo Kushtetutë janë në fuqi. Marrëveshja e Prespës është pjesë e ligjeve dhe Kushtetutës maqedonase. Dhe këtu nuk ka asnjë dilemë. Të gjithë ata që janë pjesë e institucioneve duhet t'i respektojnë, por ju nuk mund të kërkoni që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta dhe nga ana tjetër mund t'i thyeni. Por gjithashtu pres që ne të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, mbi baza parimore, konstruktive, marrëdhënie të mira fqinjësore që i përshtaten shekullit 21. Unë nuk kam ndërmend të sillem në mënyrë talebane dhe as nuk pres që dikush të sillet në mënyrë talebane. E drejta ime e garantuar e njeriut është një e drejtë që është mbi të gjitha të drejtat. Dhe këtu nuk kam asnjë dilemë. Si kryetar i Qeverisë, çdo gjë që ka të bëjë me sistemin tonë juridik, do ta respektoj rendin kushtetues deri në pikën dhe presjen e fundit dhe normalisht si qytetar besnik i këtij vendi, gjë që e kam bërë edhe në të kaluarën pa përjashtim", tha Mickoski.

Ai theksoi se i përmbahen erga omnes për emrin, por gjithashtu theksoi se duhet bërë një analizë më e thellë se çfarë ka përmbushur Greqia nga Marrëveshja e Prespës.

"Epo, erga omnes ne e përdorim. Neni shtatë i Marrëveshjes, paragrafi 2 dhe 3 janë shumë të qartë. Çfarë do të thotë kur njëra dhe pala tjetër përdorin termin Maqedoni dhe maqedonas, neni 1 i së njëjtës Marrëveshje. Dua të kërkoj sërish nga mediat këtu në Maqedoni që t'i kushtojnë pak më shumë vëmendje analizës se çfarë ka përmbushur fqinji ynë jugor nga Marrëveshja, ndërsa të jentë më pak provokim e drejta ime e garantuar njerëzore me shumë konventa të përdorimit të termit Maqedonia, emri i atdheut tim në të cilin kam lindur dhe mbiemrit maqedonas. Le të shohim se çfarë kanë bërë këto gjashtë vjet. Le të shohim se çfarë kanë bërë në të kaluarën. Çfarë duhej të merrnim kur në të kaluarën u ndërrua flamuri, kur u ndryshuan banknotat, kur u përdor emri poshtërues, kur ndodhi ndërhyrja e NATO-s kundër regjimit të Millosheviqit, i cili ishte një aleat besnik dhe që ndalonte fluturimet. Çfarë ndodhi kur u ndryshua Kushtetuta, një herë pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, herën e dytë për shkak të marrëveshjes, herën e tretë kur deputetët u vendosën në paraburgim, kur u nxorën një ditë kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese, kur emri kushtetues ishte ndryshuar. Të flasim në një kontekst më të gjerë", deklaroi mandatari.

Владата на Република Северна Македонија останува посветена на спроведувањето на Договорот од Преспа, кој го отвори патот на интеграцијата на земјата во НАТО и во ЕУ, изјави денеска на прес-ко

Për atë nëse ndoshta do të dërgojë notë proteste në Athinë për shkak të mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës, Mickoski u përgjigj se për momentin nuk janë brenda në institucione, por pasi që të hyjnë do të ndërmarrin aktivitet diplomatik që t'i argumentojnë qëndrimet e tyre. 

Lidhur me shkrimet për BDI dhe se ka pasur ofertë të hyjnë në Qeveri, Mickoski tha se i sheh deklaratat etnocentrike të ndonjërit prej personave zyrtar të BDI-së dhe se ndoshta në atë mënyrë dëshirojnë sërish t'i fusin provokimet etnike në bashkëjetesën e vendit. Nëse vazhdojnë ashtu, shtoi ai, shumë shpejtë e vërteta do të dalë në shesh.

Lidhur me negociatat me VLEN-in dhe Lëvizjen ZNAM, tha se ai nuk do të dëshironte që këto negociata të jenë numra, dhe të shikohet numerikisht ndaj tyre, por, thotë, dëshiron ky të jetë proces i cili do të japë vlerë, proces i zgjidhjeve dhe vendimeve cilësore dhe konsideron se është i tillë.

Kryetari i Komunës së Çairit dhe anëtar i ekipit punues për negociatat për qeverinë e re nga koalicioni "Vlen", Visar Ganiu sot vetëm konfirmoi se Sekretariati për çëshje evropiane shndërrohet në Ministri për çështje evropiane. Ai theksoi se negociatat kanë kaluar në atmosferë të shkëlqyeshme punuese.

Градоначалникот на Општина Чаир Висар Ганиу на својот Фејсбук профил објави дека е позитивен на Ковид-19.

"Mund të konstatoj dhe konfirmoj se negociatat kaluan në atmosferë të të shkëlqyer punuese. Kemi pasur ditë të lodhshme, pasi për gjithçka që duhej të diskutojmë, diskutuam dhe në tryezë ishin të gjitha argumentet. Përfunduam një cikël që është i rëndësishëm për ne. Në këtë moment mund të konfirmoj se SÇE shndërrohet dhe kalon në Ministri", tha kryetari në fillimin e ndërtimit të pishinës së mbyllur shkollore në Çair.

Ganiu theksoi se mbeten në atë se që në fillim të negociatave kanë thënë se ata si ekip negociator do të mbajnë konferencë për shtyp dhe do të njoftohet opinioni si janë sistemuar vendet e drejtorëve në qeverinë e ardhshme.

Në pyetjen nëse do t'i takojnë koalicionit "Vlen" vendet e drejtorëve në Postat e Maqedonisë, MEPSO, Drejtorinë për investime të huaja, Fondi për sigurim shëndetësor dhe Drejtorinë për zbulim financiar, Ganiu përsëriti se në këtë moment nuk mund të ndajë, pasi, siç tha, kjo do të ishte jokorrekte ndaj kolegëve të tij.

"Nuk dëshiroj të dalë nga kjo marrëveshje kornizë që e kemi bërë ne mes veti 'Vlen' dhe VMRO-DPMNE. Unë jam pjesë e ekipit negociator, por do të doja të gjitha informatat t'i ndajmë të gjithë së bashku kur të jemi gati", tha Gashi.

Në pajtim me dispozitat kushtetuese, mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit Kuvendit i parashtron program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Kuvendi e zgjedhë Qeverinë me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, përkatësisht me mbështetje prej së paku 61 vota në Parlamentin 120 anëtarësh. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR