• e premte, 27 dhjetor 2024

Mickoski: E mbylla temën për Nikolla Gruevskin dhe nuk kam ndërmend të kthehem, të fokusohemi në të ardhmen e Maqedonisë sonë

Mickoski: E mbylla temën për Nikolla Gruevskin dhe nuk kam ndërmend të kthehem, të fokusohemi në të ardhmen e Maqedonisë sonë

 Llozovë, 31 tetor 2023 (MIA)  - VMRO-DPMNE është një organizatë, e cila i bashkon njerëzit jo për shkak të një personi, por rreth idesë. Nuk ka asnjë njeri që mund të jetë mbi këtë ide, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili në Llozovë u përgjigj në pyetjen për përplasjen mes tij dhe Nikolla Gruevskit dhe nëse në zgjedhjet e ardhshme pret që Gruevski të ketë ndikim në rezultatin zgjedhor, gjegjësisht të marrë një pjesë të  të votuesve, të cilët tradicionalisht votojnë për VMRO-DPMNE-në.

Ai theksoi se pikërisht ajo ide ka nisur para 130 viteve, në një qytet njëqind kilometra larg Komunës së Llozovës. 

 "Ajo ide na bashkon dhe ajo ide na mban, VMRO-DPMNE-në me dekada, me vite etj. Asnjë politikan, asnjë njeri nuk mund të jetë mbi atë ide dhe jam i bindur se sot qytetarët e Maqedonisë do të bashkohen në një numër kaq të madh rreth asaj ideje", thotë Mickoski.

Ai theksoi se është i përqendruar në përgjegjësinë që duhet të ketë pas fitores rreth asaj ideje,  ndërsa gjithçka që ka pasur të thotë lidhur me Nikola Gruevskin tashmë e ka thënë. 

 "E kam mbyllur atë temë dhe nuk kam ndërmend të kthehem më. Të fokusohemi në idenë, të fokusohemi në të ardhmen e Maqedonisë sonë", tha Mickoski.

 I pyetur për ndikimin e Gruevskit përmes miratimit të Kodit të ri Penal, ndërsa po flitet edhe për pranimin e amnistisë nga ana e Gjykatës Supreme, të cilën e solli presidenti i mëparshëm, Gjorge Ivanov, me çfarë po hapen  edhe manovra të mundshme të Gruevskit, Mickoski me përgjigje se elitat e brendshme politike po bëjnë përpjekje për ndikim ndaj Gjykatës Supreme.

 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski, qëndron pas deklaratës së ambasadores sëë SHBA-s, e cila u dha dje, se politikanët, por edhe biznesmenët me ndikim duhet t'i heqin duart përfundimisht nga gjyqësori dhe prokuroria. Mickoski i inkurajon gjykatësit në Gjykatën Supreme që të mos u nënshtrohen presioneve politike, sepse nëse ndodhin, siç thotë disa gjimnastistë do të mbajnë përgjegjësi, jo vetëm profesionalisht, por edhe penalisht.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR