• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: E kuptoj eurokimisaren Kos, duhej të kalojë "hiringu" për të cilin votojnë edhe eurodeputetët e fqiut tonë lindor

Mickoski: E kuptoj eurokimisaren Kos, duhej të kalojë

Shkup, 9 nëntor 2024 (MIA) - E kuptoj eurokomisaren, ajo duhej të kalonte “hiringun" ku duhej të votonin edhe eurodeputetët nga fqinji ynë lindor dhe kjo është brenda këtij dimensioni. Unë mendoj se ajo i pa ato mesazhe përmes asaj optike dhe unë i shoh ato mesazhe përmes asaj optike. Jam i bindur se në periudhën që pason, përmes zgjidhjeve të përbashkëta, më në fund, pas 2,5 dekadash, rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në BE do të jetë e hapur dhe do të vlerësohet në bazë të arritjeve dhe kompetencave e jo për shkak të çështjeve dypalëshe. Jam i bindur se do t'ia dalim, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me deklaratën e komisares evropiane Marta Kos sipas të cilës vendi duhet t'i zbatojë ndryshimet kushtetuese.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski tha se "nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë", dhe ky optimizëm bazohet, siç tha ai, në të gjitha takimet e deritanishme me liderët relevant botëror, të realizuara në pothuajse pesë muajt e kaluar.

Bisedat me presidentin francez Makron, kryeministri i cilëson si dialog thelbësor. Në takimin në Budapest, informoi ai, me Makronin kanë biseduar jo vetëm për integrimet evropiane të Maqedonisë, por edhe për shumë projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, shëndetësisë,...

"Nëse do të përfundoja gjithçka për më pak se pesë muaj, mund t'u them qytetarëve që nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë. Le të jemi optimistë. Ne arritëm të takojmë të gjithë liderët relevant botërorë në një kohë kaq të shkurtër, diçka që më parë nuk ishte e mundur në një mandat të vetëm. Kam parë disa postime në portale të caktuara që mbështesin punën e opozitës, duke krahasuar takimet e mia me ato të disa liderëve të tjerë të rrethinës, por nëse do të postoja çdo foto me këdo që përshëndes, do të më dukej e parëndësishme. Mendoj se është më e dobishme të postosh takime reale, thelbësore ku ka dialog thelbësor. I tillë ishte takimi me presidentin francez. Përveç çështjeve që lidhen me integrimin e vendit tonë në BE, folëm edhe për bashkëpunimin në ekonomi, kemi shumë projekte në infrastrukturë, shëndetësi që janë të rëndësishme për ne dhe që mund t'i realizojmë si qeveri me qeveri, komunikimi vazhdon. Sot kemi pasur rastin të jemi shpesh bashkë dhe të diskutojmë për shumë tema të hapura", theksoi Mickoski pas inspektimit të punimeve ndërtimore në tre pjesë afër Velesit. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR