• e premte, 27 dhjetor 2024

Mickoski: E kemi ASHAM-in, e ardhmja nuk është në ndarje por në bashkim

Mickoski: E kemi ASHAM-in, e ardhmja nuk është në ndarje por në bashkim

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë, kemi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë në kuadër të së cilës janë tubuar shkencëtarë nga etni të ndryshme dhe duhet të punojmë në drejtim të pasurimit të mendimit shkencor që është e ardhmja, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me iniciativën e “VLEN”-it për themelimin e Akademisë shqiptare.

Mickoski, pas takimit me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), theksoi se e ardhmja nuk është në ndarje, por në bashkim.

“E ardhmja nuk është në ndarje, por e ardhmja është në bashkim, ndaj vlerësoj se duhet të zhvillohemi në këtë drejtim”, tha ai.

Në lidhje me faktin nëse qëndrimet e tilla janë sfidë për koalicionin dhe sa i qëndrueshëm është ai, kryeministri tha se kanë bashkëpunim të sinqertë dhe parimor me të gjithë partnerët e koalicionit.

I pyetur për vlerësimin e marrëdhënieve mes VLEN-it dhe ZNAM-it, Mickoski tha se sipas njohurive të tij ka bashkëpunim parimor mes tyre.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se nuk ka mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar për idenë e tyre për Akademinë shqiptare për shkencë dhe art dhe theksoi se ky ka qenë përcaktim programor i "VLEN"-it gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Sipas Taravarit, të gjitha idetë që kanë të bëjnë me shkencën dhe artin janë të mira dhe tani, siç tha ai, ka filluar si iniciativë në katër komuna dhe në të ardhmen dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjithë qytetarët në vend.

Foto: arkivi i MIA-s/Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR