Mickoski e informoi Vadefulin se flamuri evropian po keqpërdoret për të sjellë zgjidhje ligjore
- Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski realizoi takim me Johan Vadeful, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag përgjegjës për çështje të punëve të jashtme dhe mbrojtjes.
- Post By Sara Ademi
- 21:48, 1 nëntor, 2023
Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski realizoi takim me Johan Vadeful, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag përgjegjës për çështje të punëve të jashtme dhe mbrojtjes.
Në takim, siç kumtoi VMRO-DPMNE, është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike.
Mickoski e informoi Vadefulin se shumica parlamentare e LSDM-së dhe BDI-së i shkel procedurat parlamentare dhe e keqpërdor flamurin evropian për të bartur rregullore ligjore që janë në interes të tyre dhe jo në interes të qytetarëve.
Sa i përket gjendjes ekonomike, Mickoski theksoi se ekonomia e Maqedonisë është në kolaps, dhe Qeveria aktuale, siç thonë ata, në vend që të jetë e përqëndruar në zgjidhjen e kësaj çështjeje, është fokusuar në krim dhe korrupsion. sa/
foto: VMRO-DPMNE