• e enjte, 05 mars 2026

Mickoski drejtuar Rexhepit: Kanabis ekonomia e Qeverisë së mëparshme që ju e mbështesnit i takon të së kaluarës.

Mickoski drejtuar Rexhepit: Kanabis ekonomia e Qeverisë së mëparshme që ju e mbështesnit i takon të së kaluarës.

Shkup, 4 mars 2026 (MIA) - Kjo Qeveri po përpiqet të gjejë mënyrë për ta ruajtur dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe për ta çuar përpara procesin e eurointegrimeve, ndërsa ndryshe nga qeveria e kaluar e cila udhëhiqte politikë ekonomike të kanabisit po i pastron gjërat. Dhjetëra tonë kanabis tashmë janë konfiskuar dhe po priten proceset gjyqësore, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjeve nga deputeti i pavarur Skender Rexhepi.

Do t’i jap përgjigje deputetit për dy temat që i nisi si truk PR-i për shpërndarje puplash, e ajo është se Qeveria e paska bllokuar rrugën eurointegruese dhe se kinse kemi qenë si Kolumbia evropiane. Kjo nuk është e vërtetë. Dua edhe një herë ta demantoj para të gjithë opinionit maqedonas. Rrugën eurointegruese e bllokoi qeveria që ju e mbështesnit në të kaluarën, e cila e suspendoi këtë parlament pa e pyetur, ndërsa mori obligime që nuk mund t’i përmbushte duke e ditur se për ndryshimin e Kushtetutës nevojiten dy të tretat. Dhe në vend që t’i pyesë deputetët në këtë parlament kolegët tuaj këtë nuk e bënë dhe tani jemi aty ku jemi. Kjo Qeveri po përpiqet të gjejë mënyrë për ta ruajtur dinjitetin e qytetarëve maqedonas dhe për ta çuar përpara procesin eurointegrues - tha Mickoski në seancën për pyetje deputetësh të opozitës.

Kryeministri vlerësoi se deputeti Rexhepi shpeshherë kur del në foltoren e Kuvendit përpiqet të fitojë pikë me tema nacionaliste, por rezultatet e zgjedhjeve lokale kanë dhënë përgjigje se politika e tillë nuk i shpaguhet.

Sa i përket pretendimeve nga Rexhepi se shteti është si Kolumbia evropiane, Mickoski vlerësoi se politikë ekonomike të kanabisit ka udhëhequr qeveria e kaluar të cilën e ka mbështetur deputeti dhe shprehu shpresë se kjo kurrë më nuk do të përsëritet në këtë shtet.

Kanabis ekonomia i takon qeverisë së kaluar, të cilën e mbështesnit ju dhe me të cilën jeni në koalicion Ne përkundrazi përpiqemi ta spastrojmë këtë punë dhe dhjetëra tonë kanabis tashmë janë konfiskuar, ato janë deponuar dhe po priten proceset gjyqësore. Më shumë se 20 licenca tashmë janë hequr. Politika ekonomike e kanabisit që e udhëhiqte qeveria e kaluar, të cilën ju e mbështesnit, është e kaluar dhe shpresoj se kurrë më në Maqedoni nuk do të përsëritet - tha Mickoski.

Ai i porositi Rexhepit se tezën që ai “dikë urren” e ka të gabuar, për çka përmendi disa shembuj me aktivitetet që i ndërmori Qeveria, siç janë ndërtimi i autostradave në Korridorin 8, procedura për autostradën Shkup Bllacë, mbështetja financiare për të gjitha komunat.

Kjo Qeveri fuqimisht është duke ndërtuar Korridorin 8, përkatësisht autostradat që i ndërton Bechtel & Enka, ndërsa ne e nisëm nga zero, sepse qeveria e kaluar që ju e mbështesnit kishte interes vetëm ta merrte pagesën paraprake të mjeteve. Dhe supozoj se nga ajo pagesë paraprake disa nga paratë përfundojnë diku, por këtë organet në

gjykata dhe në hetuesi do ta dëshmojnë. Atë që e bën kjo Qeveri është që t’i zgjidhë problemet dhe ta ndërtojë autostradën që qytetarët ta përdorin sa më shpejt që nga sot dhe do të vazhdojmë edhe më tej - theksoi Mickoski.

Kjo Qeveri, shtoi ai, ka investuar më shumë se gjysmë miliardi euro në komunat mbi bazë të barabartë, diçka që qeveria të cilën ju e mbështesnit dhe në të cilën jeni në koalicion absolutisht nuk e bëri, duke përfshirë edhe kryetarët e komunave që janë nga opozita jo vetëm kryetarët që janë nga Qeveria, përfshirë këtu edhe kryetarin e Gostivarit Vrapçishtit dhe të tjerë. Kjo Qeveri e përfundoi procedurën për autostradën Bllacë Shkup, e përfundoi evaluimin dhe tani presim përgjigje nga banka, diçka që ju nuk e bëtë në më shumë se 20 vjet, përkatësisht qeveria të cilën, siç tha kryeministri e mbështesnit dhe me të cilën jeni në koalicion.

- Kjo Qeveri do t’ju japë përgjigje edhe për provimin e jurisprudences, të cilin ju nuk arritët ta zgjidhni si problem, duke pasur parasysh se qeveria e kaluar në mënyrë që nuk ka asnjë lidhje me demokracinë miratoi ligj që në Gazetën Zyrtare është publikuar me nënshkrim të zëvendës sekretarit të përgjithshëm të parlamentit - tha Mickoski.

Duke cituar nenin 5, amendamentin 7 të Kushtetutës për të cilin foli deputeti, kryeministri theksoi se paragrafi 1 përcakton se në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, ndërsa paragrafi 2 thotë se një gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind ose gjuha shqipe gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj siç është përcaktuar me këtë nen.

"Më poshtë në paragrafin e caktuar thuhet se në organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në përputhje me ligjin. Nëse e lexoni Ligjin për gjuhët do të arrini në përfundimin se Ligji për gjuhët është “lex generalis” dhe nuk mund ta mbisinkronizojë “lex specialis” siç është rasti me provimin e jurisprudences. Ndërsa ju është dashur kur e keni miratuar Ligjin për gjuhët t’i harmonizoni të gjitha ligjet e tjera, nëse keni dashur sot të nxirrni pikë politike dhe t’i manipuloni studentët që janë edhe studentët e mi dhe unë vërtet bashkëndiej me ta. Ndërsa ne si Qeveri po kërkojmë mënyrë dhe do ta gjejmë atë mënyrë, atë që ju nuk arritët ta bëni në më shumë se 20 vjet tha Mickoski. 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR