• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski drejtuar Osmanit: Sllogani nuk është shovinist por shënon se do t'ia kthejmë Maqedoninë popullit të cilin ju nga pushteti po e vjedhni

Mickoski drejtuar Osmanit: Sllogani nuk është shovinist por shënon se do t'ia kthejmë Maqedoninë popullit të cilin ju nga pushteti po e vjedhni

Radovish, 30 prill 2024 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sonte nga tubimi në Radovish i dërgoi porosi Bujar Osmanit se sllogani i tyre zgjehdor nuk është shovinist, por ai shënon se Maqedoninë do t'ia kthejnë popullit, të cilin pushtetiu po e vjedhë pa mëshirë.

"Bujar Osmani akuzoi se sllogani 'Maqedonia ërihs e jotja' qenka sllogan shovinist. Këtë mund ta thotë vetëm një njeri i padijshëm i cili është shsovinist i vërtetë dhe i cili Maqedoninë nuk e ndjen si atdheun e vet, sepse kur unë them Maqedoni, mendoj për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në të. Maqedonasit, por edhe shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët e të gjithë të tjerët. Kur Bujar Osmani do të thotë Maqedoni ai nuk e ndjen si atdheun e tij, edhe pse ishte ministër në të gjitha qeveritë e mundshme të Maqedonisë. Lufta ime është Maqedoninë t'ia kthejmë popullit, të njejtit të cilin ju pa mëshirë po e vjedhni dhe varfëroni", theksoi Mickoski.

Ai theksoi se koha e Artanit dhe Bujarit kaloi, ndërkaq vjen koha e re kur Maqedonia kthehet në duart e popullit.

Bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore 4, Aleksandar Nikollovski akuzoi se Filipçe është njeriu i cili e shkatërroi shëndetësinë dhe do të shkurhet në faqet më të zeza, ndërsa VMRO-DPMNE me profesionistë të vërtetë do ta përmirësojë shëndetësinë.

Në tubim folën edhe kandidatët për deputetë, Goce Dedinec dhe Monika Trajanova, ndërsa paraprakisht VMRO-DPMNE dhe koalicioni mbajtën tubim në Konçe. ab/

Foto: VMRO DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR