Mickoski drejtuar Filipçes: Numrat dhe masat janë dukshëm në favor të kësaj Qeverie, kemi një nga shkallët më të ulëta të inflacionit
- Masa, të cilën e ka realizuar Qeveria për uljen e TVSH-së prej 18 në 10 për qind për derivatet e naftës, e tani edhe mundësia që Komisioni rregullator t'i ulë akcizat edhe të dizelit edhe të karburantet pa plumb, kontribuoi që në nivel mujor të kemi shkallë të ulta të inflacionit, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e Kuvendit.
- Post By Besnik Shuki
- 14:52, 8 prill, 2026
Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Masa, të cilën e ka realizuar Qeveria për uljen e TVSH-së prej 18 në 10 për qind për derivatet e naftës, e tani edhe mundësia që Komisioni rregullator t'i ulë akcizat edhe të dizelit edhe të karburantet pa plumb, kontribuoi që në nivel mujor të kemi shkallë të ulta të inflacionit, porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e Kuvendit.
Duke iu përgjigjur deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për atë se çfarë masash ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e krizës, ai u përgjigj se masat që i ka ndërmarrë qeveria e LSDM-BDI kanë sjellur borxhe dhe edhe në ditën e sotme ato po kthehen.
"Masat e juaja nga koha i paguajmë edhe sot, ja tatimi i solidaritetit - tani e kthyem këstin e parë prej 20 milionë eurove, tani edhe kësti i dytë nga 20 milionë të ardhshme. Ato masa i panë qytetarët dhe në disa cikle zgjedhore me radhë e japin përgjigjen e masave nga koha e qeverisë LSDM-BDI", tha Miskoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se kur opozita bën krahasim të masave dhe ekonomisë, duhet të bëjë krahasim të parametrave realë.
"Qeveria në gjashtë tremujorët e fundit gjeneroi rritje mesatare të Produktit të brendshëm bruto (PBB) prej 3,5 përqind. Reale dhe nominale mbi shtatë për qind. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, nga ana tjetër, në gjashtë tremujorët e parë pati rritje të PBB-së prej 1,8 për qind, nominale nën gjashtë për qind. Nëse doni të merrni 28 tremujorët, siç funksionoi ajo qeveri atëherë, rritja ishte nën 2,8 për qind. Pra, diferenca është dy me një. Ndryshe, sa i përket normës së inflacionit, vetë masa që ndërmori Qeveria, ulja e TVSH-së nga 18 në 10 për qind dhe tani mundësia që Komisioni rregullator të ulë akcizat, si për naftën, ashtu edhe për karburantet pa plumb, kontribuan që në nivel mujor të kemi një nga sshkllët më të ulta të inflacionit. Ja do t'jua lexoj, Bullgaria është 0,9, ne jemi 0,7, le të themi Gjermania është 1,2, Irlanda është 1,7, Greqia është 2, Spanja është 1,5, Kroacia është 1,2, e tjerë. Vetëm katër vende në Evropë kanë normë më të ulët inflacioni në bazë mujore: Sllovenia, Belgjika, Estonia, e cila gjithsesi ka normë të lartë, dhe Sllovakia. Të gjithë të tjerat kanë normë më të lartë inflacioni në bazë mujore", thotë Mickoski.
Kryeministri theksoi se i vetmi vend që merr pjesë nga buxheti në masa është i yni dhe asnjë tjetër në Evropë dhe, siç tha, të gjitha të tjerat po improvizojnë.
"Ju përmendët Kroacinë, si dhe naftën në Kroaci. Nafta në Maqedoni është një euro e gjysmë për litër, ndërsa në Kroaci 1,81 euro/cent për litër. Nuk ka asnjë parametër, asnjë statistikë me të cilën mund ta krahasosh këtë me atë që e bën ti. Në fund të fundit, në zgjedhje, qytetarët gjykojnë se çfarë po bën kjo qeveri për qytetarët dhe çfarë ke bërë ti si qeveri. Kur bën krahasim, duhet të kuptosh se po ua kujton qytetarëve kohërat më të këqija në historinë e vendit në skenën politike. Kohëra plot krim, kohë plot korrupsion, bandat që bënin kaos në Shkup. Kohë në të cilat u dogjën spitalet modulare. Kohë në të cilat Maqedonia paguante zhvatje në një lokal në Maqedoninë juglindore", thotë Mickoski. bsh/
Foto: MIA arkiv