• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski do t'i parashtrojë ndryshimet e Ligjit për administratë shtetërore në Kuvend

Mickoski do t'i parashtrojë ndryshimet e Ligjit për administratë shtetërore në Kuvend

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe deputet, Hristian Mickoski dhe koordinuesi i grupit të deputetëve, Nikolla Micevski sot në Kuvend do t'i parashtrojnë ndryshimet e Ligjit për organizim të punës së organeve të administratës shtetërore në mënyrë që të mund të votohet qeveria e re e riorganizuar dhe të zgjedhen anëtarët e saj.

Mickoski, i cili është edhe mandatar i ardhshëm i qeverisë së re, në orën 12:00 në Kuvend do të mbajë konferencë prë shtyp.

Mbledhja për ndryshimet e Ligjit, sipas burimeve të Kuvendit, duhet të mbahet të premten, më 7 qershor. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR