• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Do të zhvillojmë politikë parimore me fqinjët

Mickoski: Do të zhvillojmë politikë parimore me fqinjët

Dellçevë, 19 maj 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar i ardhshëm Hristian Mickoski sot paralajmëroi zhvillim të politikës parimore me fqinjët. Si Qeveri e ardhshme, siç tha ai, në përkujtimin e sotëm të përvjetorit të kryengritjes së Razllovecit, koalicioni "Maqedonia Juaj" do të qëndrojë për parimin "tonën nuk e japim, të huajën nuk e duam", duke theksuar se nuk do të ndërmerren hapa të nxituar, të cilët mund t'i kushtojnë "shumë" shtetit.

"Jeni të vetëdijshëm që nuk mund të shkojmë kundër natyrës, si komb jemi një nga kombet më të vogla në Evropë. Organizata që shpesh ka privilegjin të mbrojë interesat e një prej kombeve më të vogla në Evropë - popullit maqedonas, duhet të jetë e mençur. Nuk duhet të hedhim hapa të nxituar që mund të na kushtojnë shumë. Më mirë të lëvizm me një milimetër, por ai hap duhet të jetë i fortë. Duhet të jemi të durueshëm, duhet të jemi më të zgjuar, tre herë më të zgjuar se të gjithë dhe më të mençur, sepse vetëm kështu mund të mbijetojmë në rrethin e shumë grabitqarëve që, më besoni, nuk duan ta shohin Maqedoninë të suksesshme, nuk duan ta shohin Maqedoninë prosperuese, të lumtur, Maqedoninë plot me qytetarë që janë të lumtur. E keni parë që në ditët e para kur ende nuk na zgjoi ai rezultat historik i 8 majit dhe pasionet tashmë kanë filluar të nxehen, jo vetëm përreth por edhe në shtëpi", tha Mickoski.

Si Qeveri e ardhshme, shtoi ai, koalicioni fitues është i gatshëm t'i kapërcejë të gjitha ato sfida, siç tha ai, me durim dhe me një politikë të zgjuar, e cila si e tillë do të zhvillohet me me fqinjët.

"Ju ftojmë të ndërtojmë ura, i ftojmë të gjithë në bashkëpunim të përbashkët brenda këtij Ballkani tonë të bukur. Kur bëhet fjalë për politikën ndërkombëtare, nuk do të na shihni kurrë të gjunjëzuar, të strukur, apo duke poshtëruar veten. Në vitet e kaluara, kam pasur mundësinë të takohem me autoritete botërore nga Uashingtoni përmes Brukselit dhe Berlinit dhe kryeqyteteve të tjera të rëndësishme botërore. Asgjë nuk është më frymëzuese për mua sesa ky popull i bukur maqedonas dhe ky vend i yni i bukur maqedonas, ndaj do të kemi një politikë ndaj tyre që do të bazohet në argumente, sepse nuk kemi frikë t'i kryqëzojmë argumentet tona me argumentet e bashkëbiseduesve tanë", shtoi Mickoski.

Mickoski hodhi poshtë çdo iritim të panevojshëm ndaj fqinjëve, duke theksuar se megjithatë duhet të respektohet e drejta themelore e njeriut që është e garantuar. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR