• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski: Do të vazhdojmë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, gjithçka tjetër është politikë boshe

Mickoski: Do të vazhdojmë luftën kundër krimit dhe korrupsionit, gjithçka tjetër është politikë boshe

Shkup, 22 dhjetor 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE si parti politike, por edhe vetë qeveria, të cilën unë e udhëheq, po bëjnë gjithçka që mundet për të dhënë rezultate. Ne do të vazhdojmë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sepse vetëm kështu mund të rikthehet shpresa te qytetarët, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski nga Gjevgjelia, i pyetur për të komentuar lidhur me shifrat nga anketat e fundit.

Gjithçka tjetër, theksoi ai, është thjesht politikë e zhveshur dhe boshe, e cila nuk sjell vlerë të shtuar.

"VMRO-DPMNE si parti politike dhe koalicion, por edhe vetë qeveria që unë drejtoj, po bëjnë gjithçka që mundet në këtë moment për të dhënë rezultate, për të treguar se nuk jemi njësoj si të tjerët. Opinioni është objektiv dhe përmes këtij lloj të matjes publike tregon gjendjen reale të punëve në vend. Jam i kënaqur, por gjithmonë mund të jetë më mirë. Do të punojmë shumë, nuk kemi zgjidhje tjetër", tha Mickoski.

Ai sqaroi se qëllimi fillestar ishte ndalimi i rënies së lirë dhe konsolidimi i situatës në vend. Siç tha ai, pret që në pranverë të arrijë pikën zero dhe të fillojë zhvillimin e vendit.

"Synimi ynë fillestar kryesor ishte ndalimi i rënies së lirë, pas së cilës ia dolëm. Ne e kemi konsoliduar situatën. Nuk kemi arritur ende në pikën zero, pres që në pranverë, në mars ose prill, të arrijmë pikën zero dhe më pas të fillojmë ta zhvillojmë vendin ashtu siç synojmë. Do të punojmë shumë si qeveri, me shumë mund dhe ndershmëri, për të treguar se mund të jetë ndryshe", shtoi Mickoski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR