Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që rryma të mos shtrenjtohet, në rastin më të keq do të jetë për 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt
- Do të luftojmë deri në fund që pas 1 janarit të mos ketë rritje as 3 për qind të energjisë elektrike në tregun rregullator. Maksimumi që mund të ndodhë është të ketë rritje të çmimit prej 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt, ndërsa në bllokun e parë dhe të dytë ku është numri më i madh i konsumatorëve të mos ketë fare rritje, ka thënë sot kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Fami Bajrami
- 13:48, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2020 (MIA) - Do të luftojmë deri në fund që pas 1 janarit të mos ketë rritje as 3 për qind të energjisë elektrike në tregun rregullator. Maksimumi që mund të ndodhë është të ketë rritje të çmimit prej 3 për qind në bllokun e tretë dhe të katërt, ndërsa në bllokun e parë dhe të dytë ku është numri më i madh i konsumatorëve të mos ketë fare rritje, ka thënë sot kryeministri Hristijan Mickoski.
"Për ne është më lehtë të rrisim çmimin dhe qytetarët të marrin fatura që do të jenë 20-30 për qind më të larta se ato që kanë pasur deri tani. Kjo është më e lehtë dhe tani ne jemi fajtorë që nuk i kemi ngritur faturat. Këtë nuk mund ta kuptoj si porosi nga ana e opozitës, ndërsa nuk i ngritim, sepse po angazhohemi për të stabilizuar situatën në energjetikë. Nëse veprojmë në mënyrë të papërgjegjshme dhe nuk luftojmë dhe i rrisim faturat 20-30 për qind, gjithçka do të bëhet më shtrenjtë. Paramendoni se çfarë do të ndodhë, çfarë tronditje do të jetë kjo në aspektin e inflacionit", deklaroi Mickoski në pyetjen pas vendosjes së gurthemelit të kopshtit të ri në lagjen Rasadnik në komunën e Kisella Vodës.
Ne po luftojmë në mënyrë vazhdueshme, sepse siç tha, “atë që kemi trashëguar në SHA EMV është një situatë apokaliptike”.
"Me sa jam i informuar edhe policia financiare dhe MPB dhe institucione tjera po merren me atë që është bërë shumë vite më parë dhe shumë shpejt nga sot do të dilet me informacion të qartë", ka thënë Mickoski.
Foto: arkivi i MIA-s