• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që pagat të rriten, por edhe të kenë vlerë

Mickoski: Do të bëjmë gjithçka që pagat të rriten, por edhe të kenë vlerë

Shkup, 24 gusht 2024 (MIA) - Pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë dhe do të bëjmë gjithçka që pagat të rriten, por edhe të kenë vlerë, të mos ketë inflacion, tha kryeministri Hristian Mickoski i cili sot pas vizitës në Ndërmarrjen publike "Rrugët shtetërore" në Shkup iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për akuzat e LSDM-së se Qeveria e re nuk e ka përmbushur premtimin parazgjedhor për rritjen e pagave, si dhe për kërkesat e sindikatave për rritje të pagës minimale.

"Nga ana tjetër, ajo që po bën LSDM është tentim për manipulim dhe për të fyer qytetarin për kujtesë të shkurtër. Ne punojmë në bazë të Programit tonë zgjedhor. Hapni programin zgjedhor dhe mund të lexoni se çfarë ka. Punojmë në bazë të programit zgjedhor, sepse me atë program në zgjedhje kemi marrë afro 450.000 vota nga qytetarët dhe kjo për ne është gjithçka", thotë Mickoski.

Konsideron se LSDM përmes kumtesave, siç thotë, liferon gënjeshtra dhe vetë besojnë në ato gënjeshtra.

"Por mirë, le të vazhdojnë të gënjejnë, tani do të kenë gjithnjë e më pak mundësi për të vjedhur, sepse ata që vodhën do të dalin para drejtësisë ose do të ndërrohen. Por ata do të vazhdojnë me gënjeshtrën e tyre dhe ne do të vazhdojmë të punojmë. Ky është qëllimi ynë, sepse neve na inspiron përkrahja e qytetarëve të cilën e marrim çdo ditë", ka thënë Mickoski.

Ai theksoi se është gjithashtu një lajm i mirë që rreth 3.000 punëtorë të NP “Pyjet nacionale” dhe ShA "Ekonomia e ujërave" morën paga të cilat nuk janë paguar në katër muajt e fundit.

"Nga Buxheti, praktikisht me ribalancin janë siguruar mjete për pagesën e këtyre pagave, më shumë se 350 milionë denarë dhe është mirë që sot tashmë është marrë vendimi dhe tashmë do të fillojnë të paguhen të njëjtat paga. Është ndryshuar programi, në NP 'Pyjet nacionale' tashmë janë derdhur mjetet në llogaritë e punëtorëve. Më së voni të hënën do të jenë edhe në SHA 'Ekonomia e ujërave' dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Nuk duhet nënvlerësuar këtu fakti se me ribalancin kemi siguruar mbi një miliardë denarë borxhe të papaguara për fermerët të cilat qeveria e kaluar ua ka si borxh", thotë Mickoski.

Kryeministri thotë se tashmë po punohet seriozisht dhe mbi paralajmërimet për zhvillimin dhe rregullimin e kripto tregut që së shpejti do të përgatitet rregullativë ligjore.

Disa nga vizitat që kanë qenë në SHBA dhe vende të tjera të Evropës janë të fokusuara në këtë temë. Në periudhën e ardhshme do të dalim me një rregullativë ligjore që do të rregullojë të gjitha këto dhe që do të mundësojë më shumë hyrje në buxhet që do të mund t'i shfrytëzojmë për projekte kapitale", ka thënë Mickoski.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR