• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski dhe Taravari biseduan për parimet për koalicionim të ardhshëm dhe bashkëpunim të përbashkët

Mickoski dhe Taravari biseduan për parimet për koalicionim të ardhshëm dhe bashkëpunim të përbashkët

Shkup, 6 maj 2024 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot pasdite ka zhvilluar takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, pjesë e koalicionit VLEN.

Nga VMRO-DPMNE për MIA-n e kanë konfirmuar takimin në fjalë, duke thënë se në të është biseduar për parimet për një koalicionim të mundshëm të ardhshëm dhe bashkëpunim të përbashkët.

Takimi Mickoski dhe Taravari vjen vetëm dy ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare më 8 maj. Taravari ka qenë një nga shtatë kandidatët për president, por nuk arriti të sigurojë vend në raundin e dytë të zgjedhjeve. Në raundin e parë ai fitoi gjithsej 83,337 vota.

FOTO: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR