• e premte, 27 dhjetor 2024

Mickoski: Deri më tani nuk ka ftesë zyrtare, lidershipi i mundshëm duhet të diskutojë se çfarë të bëjë pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese

Mickoski: Deri më tani nuk ka ftesë zyrtare, lidershipi i mundshëm duhet të diskutojë se çfarë të bëjë pas dështimit të ndryshimeve kushtetuese

Konçe, 1 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot informoi se për takimin e paralajmëruar të liderëve nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, deri në këtë moment nuk ka ftesë zyrtare për takim, nuk dihet as agjenda apo formati i takimit të mundshëm.

 Mickoski theksoi se gjëja e rëndësishme që duhet të diskutohet në atë takim është  dështimi i ndryshimeve kushtetuese, të cilat, siç tha ai, janë gjithnjë e më të pasigurta se nuk do të ndodhin, sepse grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni nuk do të mbështesë.

"Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se deri në këtë moment,  ftesë zyrtare nga ana e Dimitar Kovaçevskit, si parti politike, nuk kemi. As nuk kemi një agjendë sipas së cilës do të bisedohet, as nuk kemi një format të propozuar zyrtarisht,  se kush do të ishte aty në atë mbledhje lidershipi. Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se, nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat i parashikon qeveria e BDI-së me mbështetje të LSDM-së. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe duhet të shohim se si është plani më tutje, sepse ne nuk mund ta mbyllim shtetin, nuk mund ta mbyllim Maqedoninë dhe të mos dimë se ç'farë do të ndodh nëse dështojnë. Ndërsa ka gjithnjë e më shumë gjasa  që ata të mos kenë sukses. Nëse ata tashmë njoftojnë se do të hyjnë në procedurë parlamentare, kjo është një pjesë e planit, por nëse dështojnë dhe është më e sigurt se nuk do t'ia dalin sepse ne si koalicion, si VMRO-DPMNE,  grupi ynë i deputetëve nuk do t'i mbështesë ata. Çfarë të bëjmë më pas? Mendoj se duhet të diskutojmë edhe këtë, por fillimisht të presim, të udhëzojmë se cili do të ishte formati, ku do të ishte vendi, ora, dita. Praktikisht nuk kemi gjë tjetër veç deklaratave të Dimitar Kovaçevskit në publik", theksoi Mickoski, kumtuan nga VMRO-DPMNE.

Mickoski theksoi se si VMRO-DPMNE dhe koalicioni e kanë mbështetur ngrirjen e çmimeve sepse, nënvizoi, ishte një moment shumë i vështirë për qytetarët me nivel shumë të lartë të shkallës së inflacionit.

Ai shtoi se pjesa e parë është kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar për energjinë elektrike në 5 për qind sepse siç tha ai, Fatmir Bytyqi tashmë ka njoftuar se do të kthehet norma prej 18 për qind. sa/

Foto. VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR