• e mërkurë, 21 janar 2026

Mickoski: Bullgarisë i pengon gjuha maqedonase në Planin e veprimit për minoritetet, më vjen keq por nuk kemi gjuhë tjetër

Mickoski: Bullgarisë i pengon gjuha maqedonase në Planin e veprimit për minoritetet, më vjen keq por nuk kemi gjuhë tjetër

 Shkup, 4 janar 2026 (MIA) - Më vjen keq që edhe një herë e humbën shansin se janë fqinj të mrirë, delëaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar kundërshtimin e Bullgarisë ndaj Planit të veprimit për minoritetet sepse ishte në maqedonisht.

 Në një deklaratë për mediat, kryetari i Qeverisë se kishte ndodhur ajo për të cilën i kishte paralajmëruar partnerët e tij në Bruksel - "se edhe nëse bëjmë Planin më të mirë të veprimit për minoritetet, ai do të refuzohet nga Bullgaria".

"Asnjë shtet anëtar nuk është kundër, asnjë pakicë në Maqedoni nuk është kundër, sepse pati një debat publik. Epo, problemi ishte se ishte në gjuhën maqedonase. Më falni, por gjuha ime amtare është maqedonishtja, gjuha zyrtare për përdorim ndërkombëtar është maqedonishtja, nuk ka tjetër. Nëse dikujt i pengon, nuk mund të ndihmoj këtu dhe më vjen keq që është kështu", tha Mickoski.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Sopishte, kryeministri theksoi se gjithçka ishte bërë siç u kërkua - sugjerimet u pranuan e ekspertit nga Italia   gjatë përgatitjes së Planit dhe kërkesa u përmbush nga Brukseli "për ta dërguar atë në Bullgari një ditë më parë për të treguar vullnet të mirë". 

 "Kështu bëmë, e dhamë një ditë më parë. Epo, tani, u ka penguar që ëstë në gjuhën maqedonase. Por, është gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës dhe unë ose ministri nuk mund ta shkelim Kushtetutën. Nëse mendojnë se do ta dërgojmë në një gjuhë tjetër, ne nuk kemi gjuhë tjetër sipas Kushtetutës. Kjo është gjuha maqedonase. Ata po tregojnë edhe një herë se nuk ka lidhje midis pakicës ose bullgarëve në Kushtetutë. Kërkesat e tyre kanë rrënjë shumë më të thella dhe problemet janë më të thella dhe ata po tregojnë edhe një herë se qëllimi i tyre është krejtësisht i ndryshëm", tha Mickoski.

 Siç tha, Qeveria tani nuk ka kontakte me Bullgarinë, por se "jemi në dispozicion në çdo kohë dhe kudo, të shkojmë në çdo organizatë dhe të bisedojmë dhe të paraqesim argumentet tona".

"Do të pranojmë gjithçka, sigurisht pa e përfshirë në Kushtetutë, do t'i pranojmë të gjitha vërejtjet, por nuk mund të heq dorë nga gjuha ime amtare maqedonase" theksoi Mickoski. 

Foto: printskrin 

 

Фото: МИА архива 

QËNDRONI TË LIDHUR