• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Bullgaria duhet të tregojë vullnet të mirë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar se me të vërtetë dëshiron të na shohë si pjesë të vetes

Mickoski: Bullgaria duhet të tregojë vullnet të mirë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar se me të vërtetë dëshiron të na shohë si pjesë të vetes

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Çështja e ndryshimeve kushtetuese është mbyllur. Nuk ekziston asnjë argument që kam dëgjuar nga skena e brendshme politike dhe nga bashkësia ndërkombëtare që do të na bindë ndryshe, deklaroi sonte lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Tezën se me mos miratimin e ndryshimeve kushtetuese për herë të parë do të bllokohemi në rrugën evropiane, Mickoski e vlerësoi si marrëzi dhe çmenduri.

Sa i përket Bullgarisë, Mickoski thotë se ajo duhet të tregojë vullnet të mirë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare duhet të tregojë se vërtet dëshiron ta shohë vendin si pjesë të vetes.

Lidhur me Ligjin për amnisti, Mickoski ritheksoi se mbeten në qëndrimin të bllokojnë miratimin e ligjit me të gjitha mundësitë që i ofron Rregullorja e punës në Kuvend, ndërsa nëse ligji propozohet me flamur evropian do të largohen nga puna e Kuvendit. qa/ab/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR