Mickoski - Bruner: Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme dhe të qëndrueshme
- - Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me komisionerin evropian për Punë të Brendshme dhe Migracion, Magnus Bruner, në të cilin, siç u raportua, u bisedua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, perspektivat ekonomike dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni dhe Evropa.
- Post By Fitore Curri
- 21:24, 27 shkurt, 2026
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me komisionerin evropian për Punë të Brendshme dhe Migracion, Magnus Bruner, në të cilin, siç u raportua, u bisedua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh, perspektivat ekonomike dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni dhe Evropa.

Takimi, siç njoftoi Mickoski në Fejsbuk, u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, gjatë të cilit ata konfirmuan angazhimin e përbashkët për thellimin e partneritetit, forcimin e dialogut institucional dhe nxitjen e stabilitetit dhe prosperitetit.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme, të bazuara në besim të ndërsjellë, respekt dhe vlera të përbashkëta evropiane”, shkroi Mickoski.

Në takimin në Qeveri, morën pjesë edhe ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, si dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. fc/
Foto: Fejsbuku i Hristijan Mickoskit