• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski- Brenan: Vazhdon bashkëpunimi i mirë mes VMRO-DPMNE-së dhe IRI

Mickoski- Brenan: Vazhdon bashkëpunimi i mirë mes VMRO-DPMNE-së dhe IRI

Shkup, 30 mars 2023 (MIA) - Ekziston tradicionalisht bashkëpunim i mirë mes VMRO-DPMNE-së dhe Institutit ndërkombëtar republikan (IRI) dhe kjo do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen për bashkëpunimin më intensiv. Këtë në takimin e sotëm e konkluduan kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe drejtori i IRI për vendin, Kris Brenan.

Mickoski, siç informoi VMRO-DPMNE, theksoi falënderim të madh për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen të cilën IRI ia jep partisë.

"IRI është partneri ynë, i cili një periudhë të gjatë kohore kontribuon për përforcim të kapaciteteve politike të VMRO-DPMNE-së përmes programeve më të ndryshme, sidomos në pjesën e pjesëmarrjes rinore, forcimit dhe avancimit të transparencës aktive të partisë dhe mbështetjen e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së", theksoi Mickoski

Në takim kanë marrë pjesë dhe anëtarja e KE dhe zëdhënësja e patisë Maria Miteva, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar Stefan Sndonovski dhe shefi i kabinetit, Vladimir Neloski. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR