• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Betimin do ta jap me emrin kushtetues të cilin do ta përdor edhe gjatë vizitave jashtë vendit

Mickoski: Betimin do ta jap me emrin kushtetues të cilin do ta përdor edhe gjatë vizitave jashtë vendit

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Emri kushtetues i shtetit është i qartë dhe nuk duhet të kemi standarde të dyfishta të ndjehemi para qytetarëvetë papërgjeshëm ose t'i hutojmë ata, dihet se cili është emri kushtetues -  është ai me mbiemrin, porositi sonte Hristian Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re.  

Ai në një intervistë për TV Sitel tha se në betimin që do ta japë qeveria e ardhshme do ta përdorë emrin e ri kushtetues të shtetit njëjtë si edhe gjatë vizitave jashtë vendit.

"Megjithatë, në përdorimin e përditshëm dhe gjatë dhënies së deklaratave në vend do ta përdor emrin 'Maqedonia'. Nuk mund të kërkojmë nga qytetarët t'i respektojnë ligjet, ndërsa vetë ne t'i shkelim", tha Mickoski. fc/

Fotografia: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR