Mickoski - Begaj: Fuqizim i marrëdhënieve dypalëshe, promovim i bashkëpunimit rajonal dhe proceseve të përbashkëta të integrimit evropian
- - Kryeministri Hristijan Mickoski realizoi sot me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në të cilin, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe proceset e përbashkëta të integrimit evropian.
- Post By Fitore Curri
- 21:02, 27 shkurt, 2026
Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski realizoi sot me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në të cilin, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe proceset e përbashkëta të integrimit evropian.
Në takim, siç njoftoi Mickoski në Fejsbuk, u theksua rëndësia e ruajtjes së stabilitetit dhe thellimit të partneritetit midis dy vendeve në interes të qytetarëve tanë.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend që nga dje, u prit sot edhe nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova. fc/
Foto: Fejsbuku i Hristijan Mickoskit