Mickoski: BDI-ja dëshiron të defokusojë opinionin dhe të mbrojë kapitalin e fituar përmes kriminalitetit
- Qeveria nuk do të lejojë defokusimin e opinionit nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e cila kërkon të mbrojë kapitalin që ekziston dyshim i arsyeshëm se është fituar në mënyrë kriminale. Ne jemi të fokusuar në zhvillimin e vendit dhe investimet, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e fabrikës për bateri elektronike për automjete të kompanisë belge “Avesta Battery and Energy Engineering” në ZZHTI Kërçovë.
Kërçovë, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria nuk do të lejojë defokusimin e opinionit nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e cila kërkon të mbrojë kapitalin që ekziston dyshim i arsyeshëm se është fituar në mënyrë kriminale. Ne jemi të fokusuar në zhvillimin e vendit dhe investimet, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e fabrikës për bateri elektronike për automjete të kompanisë belge “Avesta Battery and Energy Engineering” në ZZHTI Kërçovë.
Sipas kryeministrit, strategjia e Ali Ahmetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, siç tha ai, pas konfirmimit nga e gjithë bota për sjelljen e tyre kriminale është të tentojnë të defokusojnë opinionin dhe të kthejnë një temë që në përgjithësi ka për qëllim ta polarizojë popullatën, sipas mundësive edhe etnike.
"Nuk do ta lejojmë këtë ne si Qeveri. Konfirmimet vijnë për sjelljen kriminale të kësaj strukture dhe garniture politike në 20 vitet e fundit. Shumë raste po punohen në lidhje me ish zyrtarët e lartë të BDI-së dhe publiku së shpejti do të shohë se cili është në thelb motivi i vërtetë i udhëheqësisë aktuale të BDI-së se janë më pak të shqetësuar për atë që duhet të shqetësohen, më shumë shqetësohen për ta mbrojtur kapitalin për të cilin ekziston dyshim se është fituar në mënyrë kriminale", vlerësoi Mickoski.
Lidhur me kërkesën e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai theksoi se për nëntë muaj do të fillojë fushata për zgjedhjet lokale ku qytetarët do të mund të thonë fjalën e tyre.
"Nëse kjo Qeveri humb në ato zgjedhje, është logjike që pas kësaj të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të mos na ndodhë si në vitin 2021. Por, nëse kjo Qeveri i mposht partitë politike aktuale opozitare në zgjedhjet lokale, atëherë presim që më në fund të angazhohen për veten e tyre. Të ristrukturojmë personelin dhe programin për t'i rifreskuar dhe të arrijnë të nxjerrin një program të ri dhe zgjidhje të reja kadrovike në zgjedhjet e ardhshme të rregullta parlamentare", theksoi Mickoski nga Kërçova. qa/
Foto: Qeveria