• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: BDI në seancë të qeverisë në vitin 2023 miratoi strategjinë për reforma në administratën publike, ku thuhet se do të ketë fshirje të "balancuesit"

Mickoski: BDI në seancë të qeverisë në vitin 2023 miratoi strategjinë për reforma në administratën publike, ku thuhet se do të ketë fshirje të

 Shkup, 12 tetor 2024 (MIA) - Përpjekje për destabilizim ka pasur dhe do të ketë, sepse Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të dalë me asnjë propozim për reformë në drejtësi apo në ekonomi, duke u endur në rrugën nga transformimi i gjelbër në sërish militantët, por e vetmja gjë që mendojnë se mund të bëjnë është të mobilizojnë dhe keqpërdorin njerëzit për tema kombëtare, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me atë se a ekziston një frikë reale tek qytetarët për destabilizim të mundshëm nga ana e BDI-së pas shfuqizimit të "balancuesit".

 Theksoi se në një seancë të qeverisë vitin e kaluar,  anëtarët e BDI-së kanë miratuar strategjinë për reforma në administratën publike, në të cilën, sipas Mickoskit, qartë thuhet se do të ketë fshirje të "balancuesit".

 "BDI në opozitë e përgënjeshtron BDI-në në pushtet. Mendoj se më 23 korrik të vitit 2023, në një seancë të qeverisë anëtarë të BDI-së, të cilët duke luajtur futboll mendoj se po bisedojnë se çfarë reforma sjellin, një nga ato reforma është reforma në administratën publike, ku thuhet qartë se duhet të fshihet "balancuesi". Tani cila BDI po thotë të vërtetën? Ai që bën xhonglim në zyra dhe voton reforma të tilla në administratën publike, ku fshihet "balancuesi", apo kjo BDI në opozitë, që përpiqet  në temë kombëtare të mobilizojë njerëz dhe të bëjë protesta me mundësi të dhunshme dhe ta destabilizojë Maqedoninë ,e një qëllim që t'i mbrojë paratë që i kanë grumbulluar këto 20 e disa vite sa ishin pjesë e pushtetit. Duhet ta kenë të qartë  qytetarët se cila BDI po e thotë të vërtetën, qoftë në vitin 2023 kur miraton këtë strategji për reformën e administratës publike, ku thuhet qartë se do të ketë fshirje të "balancuesit" apo kësaj BDI në opozitë, e shqetësuar, e cila ka shumë para dhe dëshiron t'i mbrojë dhe nuk mund t'i mobilizojë njerëzit, kështu që keqpërdor dhe gënjen për tema kombëtare dhe e kritikon këtë BDI që votoi atëherë", tha Mickoski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR