• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik me Kosovën do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik me Kosovën do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme ndërqeveritare në Prishtinë theksoi se pret që vitin e ardhshëm bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve të arrijë gjysmë miliardë euro.

"Vitin e ardhshëm bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliardë euro, duke përfshirë edhe këmbimin tregtar ndërmjet dy vendeve tona. Në vitet në vijim do të punojmë në drejtim që ai bashkëpunim ekonomik të jetë ende më i madh, sepse kjo do të sjellë përfitime për të dyja vendet", tha Mickoski, raportoi Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Kryeministri thekson se edhe nënshkrimi i marrëveshjeve të sotme të cilat janë nga fusha e energjetikës, kufirit dhe ekonomisë janë në atë drejtim.

"Do të jem i lumtur nëse për disa javë prej sot, kemi një vendkalim kufitar, ku qytetarët do të ndalen në një vendkalim dhe jo në dy. Në këtë mënyrë nuk do të ketë rrëmujë në kufi dhe do të përshpejtohet transferi i qytetarëve", tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin kurti thekson vlerën e fqinjësisë së mirë dhe zbatimin e plotë në praktikë të çdo marrëveshjeje që do të nënshkruhet.

"Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mospajtime. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo vetëm përmes tregtisë, por edhe përmes lidhjeve ndërmjet familjeve dhe bizneseve tona që po forcohen gjithnjë e më shumë", thekson Kurti. 

Ai tha se ky takim vjen edhe në nder të 15-të vjetorit të vendojes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ai shtoi se deri tani janë nënshkruar më shumë se 50 marrëveshje dhe memorandume, duke theksuar zbatimin e tyre të plotë dhe të saktë.

"Sot do ta avancojmë këtë progres me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një protokolli në fusha të rëndësishme siç janë energjetika, arsimi dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë", theksoi Kurti. sa/

Foto: printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR