• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Asnjë deputet nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Mickoski: Asnjë deputet nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 22 shtator 2023 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit mbeten në qëndrimin e përbashkët dhe parimor se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

"Nuk do të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Asnjë deputet nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk do të votojë dhe kjo u pa në mbledhjen e 18 gushtit, kur 44 deputetë votuan kundër rendit të ditës. Kjo tregon qartë se nuk kanë shumicë prej dy të tretash, sepse po të ishin të sigurt se do të kishin qoftë edhe një, ata do të shkonin deri në fund të asaj seance parlamentare, supozoj se do të kishte dështuar dhe pas kësaj do të kishin kërkuar dorëheqjen e Hristijan Mickoskit. Edhe Mickoski është problem, sepse ai nuk negocion me kriminelë politikë dhe klane të ndryshme, as për amnisti politike, as për krime politike, as për tenderë sepse kemi qëndrim parimor", theksoi Mickoski sonte në intervistën për televizionin “Alsat M”.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë pjesa më poshtëruese për vendin dhe prandaj nuk i mbështesin.

"Mendoj se me faktin që nuk i votojmë ato ndryshime kushtetuese dhe mendojmë mirë për Maqedoninë, sepse nëse diçka e tillë ndodhte, atëherë do të ishte keq për Maqedoninë, sepse i dëgjoni mesazhet që vijnë nga Sofja, madje edhe nga eurokomisarja e sapozgjedhur e cila qartë tha se cilat janë obligimet e Maqedonisë që përmbajnë protokollet. Ndërsa protokollet përmbajnë obligime serioze që kanë një qëllim të qartë e që është asimilimi i popullit maqedonas", tha Mickoski.

Duke folur për përplasjet publike me ish liderin e partisë, Mickoski thotë se atë që kishte për të thënë për "boshtin Ali Ahmeti, pjesë të strukturës së LSD-së dhe Nikolla Gruevskin" e ka thënë publikisht. Njëherësh ai ka theksuar se ajo që ka publikuar ka të bëjë për shkak të, siç thotë, "analizës së madhe, informacioneve dhe dëshmive të shumta që kanë arritur tek ai dhe tek VMRO-DPMNE prej disa muajsh".

"Esenca është se çfarë e ka shtyrë Gruevskin të shkojë në ato takime të fshehta në të kaluarën dhe ajo çfarë e ka shtyrë të hyjë dhe të jetë pjesë e këtij boshti të udhëhequr nga Ali Ahmeti, strukturë e LSD-së edhe Nikolla Gruevski. Çfarë është ajo që sot e frustron aq shumë dhe t'i shkruajë ato statuse me kaq urrejtje dhe vrer? Mesazhi im është që të jetë shëndosh e mirë dhe mesazhi im i dytë është ''mos u bëni njerëzve atë që nuk dëshironi që ata t'ua bëjnë juve'", tha Mickoski.

I pyetur për takimin e sotëm me ish ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, Mickoski tha se bëhet fjalë për takim të rregullt me ​​një mike të dashur.

“Vlerësoj se nga takimi nuk duhet të shihet se cili është mesazhi, por duhet thënë se askush nuk duhet të harrohet”, tha Mickoski, duke shtuar se Jankullovska është viktimë e siç tha, "përndjekjes politike dhe torturës".

Foto: VMRO-DPMNE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR