• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Arsimimi dhe edukimi nuk janë luks, ato janë të drejta themelore dhe instrumente për transformimin e shoqërisë

Mickoski: Arsimimi dhe edukimi nuk janë luks, ato janë të drejta themelore dhe instrumente për transformimin e shoqërisë

Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Në shtetin tonë, arsimimi dhe edukimi nuk janë vetëm nevoja individuale, por edhe përgjegjësi kolektive. Ato janë kyçe për zhvillimin ekonomik, për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe inkluzive dhe për përforcimin e demokracisë, tha në fjalimin, kryeari i Qeverisë, Hristijan Mickoski në Akademinë solemne me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit shqip.

Ai përmendi se vetëm qytetarët e arismuar mund të marrin pjesë në jetën shoqërore dhe të marrin vendime të informuara dhe të kontribuojnë për prosperitetin e shtetit.

Duke folur për Kongresin e Manastirit, të mbajtur në vitin 1908, kryeministri Mickoski potencoi se një grup intelektualësh, me mençuri dhe unitet kanë marrë vendim, i cili e hapi rrugën drejt ardhmërisë, krijimit të Alfabetit të vetëm dhe të standardizuar.

"Ky vendim nuk ishte vetëm linguistik, ky ishte një akt i krijimit të së ardhmes, të një shënimi kulturor", tha Mickoski.

- Овој ден, 22 ноември, нè потсетува на Конгресот во Битола, одржан во 1908 година. Таму, со мудрост и единство, интелектуалците донесоа одлука која ќе го трасира патот на албанскиот јазик ко

Kryeministri theksoi se obligimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë një shoqëri, në të cilën çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike apo gjuhësore, do të ndihet i barabartë dhe do të ketë mundësi të kontribuojë për të mirën e përbashkët.

"Në këtë frymë, Alfabeti shqip është një kujtesë se si arsimimi dhe edukimi janë ura lidhëse mes njerëzve, jo çështjet që na ndajnë, jo kërkesat politike të individëve që për shumë vite fshiheshin pas popullit, të cilin e privonin nga fokusi i qartë i prioriteteve, prioriteteve të qarta, nevojat reale, sepse arsimimi, ekonomia dhe progresi na ndihmojnë t'i tejkalojmë ato", tha Mickoski në fjalimin.

Ai foli edhe për rëndësinë e arsimimit dhe edukimit dhe i vlerësoi si bazë të zhvillimit tonë individiual dhe kolektiv.

"Arsimimi nuk është vetëm mësim i shkronjave dhe numrave, ajo është urë që na lidh me kulturën, historinë tonë dhe me botën që na rrethon", tha kryeministri Mickoski. bsh/

Фото/Видео: Влада

QËNDRONI TË LIDHUR