• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Ahmeti dhe Xhaferi ta thonë të vërtetën për përmbajtjen e USB-së dhe zarfin që u është dhënë

Mickoski: Ahmeti dhe Xhaferi ta thonë të vërtetën për përmbajtjen e USB-së dhe zarfin që u është dhënë

Shkup, 23 shtator 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me deklaratën e tij të mbrëmshme në një intervistë për TV Alsat se ka prova për “aktivitetin e boshtit BDI-LSD-Gruevski dhe se ndoshta duhet t'u rifreskohet memoria për zarfet që kanë marrë me një USB edhe Ahmeti edhe Xhaferi”, tha se Xhaferi dhe Ahmeti duhet ta tregojnë të vërtetën për përmbajtjen e USB-së dhe zarfin që u është dhënë.

"Do t'i pyesni edhe Talat Xhaferin edhe Ali Ahmetin për përmbajtjen e USB-së, në atë zarf dhe çfarë dokumenti ka pasur në atë zarf dhe unë do t'i ndjek me kujdes deklaratat e tyre dhe me kujdes do të ndjek nëse do ta thonë të vërtetën. Le t'i lëmë ta thonë të vërtetën, sepse ata kanë marrë dy nga tre dokumentet", theksoi Mickoski gjatë vizitës së sotme në Bërvenicë të Tetovës.

Në lidhje me takimin e djeshëm me Gordana Jankullovskën në pyetjen e gazetarëve se pse një ditë thotë se lufton kundër krimit, ndërsa të nesërmen takohet me një kriminel të dënuar, ai tha se ka qenë takim i rregullt me ​​njerëz nga partia dhe nga udhëheqësia e kaluar dhe e tashme dhe kjo është praktikë në periudhën e kaluar.

"Unë mund të them se Gordana është viktimë e terrorit politik dhe torturës që i është bërë asaj, familjes së saj dhe dje ishte dita kur ajo pati një fundjavë të merituar. Meqenëse dje filloi fundjava, ne patëm takim. Do të jetë nder dhe kënaqësi të njëjtën gjë ta bëjë edhe herën tjetër. Mund të them se jo vetëm ajo, por edhe të gjitha viktimat e torturës dhe revanshizmit politik nga qeveria LSDM dhe BDI janë të mirëseardhura dhe për të gjitha ata po luftojmë njësoj siç është rasti edhe me Gordanën", u shpreh Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve se në disa nga bisedat e regjistruara, të të ashtuquajturat “bombat” e LSDM-së ku në zërin që pretendohej se ishte Jankullovska ku paralajmëronte “bërjen e listave për gjyqtarë dhe tërheqjen e veshëve për votim”, Mickoski u përgjigj se preferon të flasë më shumë për atë që po ndodh sot, duke theksuar se njerëzit e afërt me politikanët e sotëm nga pushteti vozisin makina të shtrenjta dhe kanë prona të shtrenjta dhe se për këtë do të ketë përgjegjësi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR