• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski - Ageler: Përforcim i marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikim i bashkëpunimit

Mickoski - Ageler: Përforcim i marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikim i bashkëpunimit

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot realizoi taki me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler. Në takim u këmbyen mendime dhe qëndrime për politikat rrjedhëse dhe çështjet ekonomike, si dhe për përparimin e proceseve demokratike në vend, informuan sot pasdite nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Mickoski e theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy shteteve, duke potencuar se mbështetja nga ana amerikane është kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.

"Ambasadorja Ageler e konfirmoi përkushtimin e SHBA-së për vazhdim të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Maqedoninë e Veriut dhe shprehi gatishmëri për mbështetje në reformat kyçe dhe projektet që janë paraparë në periudhën e ardhshme. Takimi përfundoi me dakordim për përforcim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikim të bashkëpunimit në sfera të ndryshme të interesit të përbashkët", shktuan në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.

Foto: Shërbimi për shtyp i Qeverisë

QËNDRONI TË LIDHUR