Mickoski: Absolutisht nuk mendoj për ndryshimin e himnit maqedonas
- - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot deklaroi se mendon për ndryshimin e stemës shtetërore por absolutisht nuk mendon për ndryshimin e himnit maqedonas dhe as që i shkon në mendje të hyjë në një diskutim të tillë.

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot deklaroi se mendon për ndryshimin e stemës shtetërore por absolutisht nuk mendon për ndryshimin e himnit maqedonas dhe as që i shkon në mendje të hyjë në një diskutim të tillë.
"Himni është i përcaktuar në Ligj, ka ligj për flamurin, stemën dhe himnin. Ai përcaktohet me ligj, i cili është sistematik dhe kërkon një shumicë prej dy të tretash. Përkufizohet gjithashtu me tekst. Nëse dikush vendos, siç thoni ju, të transmetojë himnin me apo pa tekst, është praktikisht vendim i organizatorit. Dhe kam qenë shpesh në evente ku dëgjohet vetëm melodia, por teksti ndërrohet... nuk më shkon mendja të hyj në ndonjë diskutim për ndryshimin e tekstit të himnit”, tha Mickoski në intervistën e sonte në ditarin qendror të televizionit ALSAT M,
Mickoski theksoi se kjo temë as që është diskutuar mes partnerëve të koalicionit dhe nuk do të hyjë në asnjë debat në të cilin do të ndryshohet teksti i himnit.
Kryeministri theksoi se himni përfaqëson gjenezën historike, ai në fakt rrëfen historinë e krijimit të një shteti dhe kombi. Dhe unë nuk shoh asnjë arsye pse ai duhet të ndryshohet apo në cilën pjesë ai duhet të ndryshohet.
Në pyetjen nëse ka një iniciativë për një ndryshim të tillë, kryeministri Mickoski tha "Nëse ka, opinioni do ta dijë, do të hyjë në parlament. Por a po mendoj për këtë? Po," tha ai dhe shtoi:
"E vlerësoj se simboli heraldik, luani tokësor, është simbol i të gjitha atyre gjeneratave që kanë jetuar në këto hapësira, dhe kjo nuk është ndonjë sekret. Ai është një simbol partiak edhe i partive të tjera politike, jo vetëm i VMRO-DPMNE-së. Deklarata ime është rezultat i disa brifingjeve që dolën në opinion në disa media dhe supozoj se gazetari që më bëri pyetjen u frymëzua nga ato brifingje. Dhe unë dhashë një përgjigje të kujdesshme, në të cilën thashë se Qeveria, në të cilën ishin VMRO-DPMNE dhe BDI, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, kishte një marrëveshje për të ndryshuar stemën e shtetit. Dhe kjo ishte përgjigja ime", shtoi kryeministri.
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, dje ka vlerësuar se me ndryshimin e stemës duhet të ndryshohet edhe himni, për të cilin, sipas tij, ekzistojnë tre opsione: një himn me dy tekste - një për shqiptarët, tjetri për maqedonasit, një himn me një tekst që do të përfshijë të gjitha etnitë dhe do të mund të këndohet në të gjitha gjuhët e tyre dhe një himn pa tekst.
Kundër ndërrimittë himnit u shpreh edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila tha se nuk ka nevojë të ndërrohet himni. "Unë absolutisht mendoj se nuk ka nevojë të ndryshohet himni. Himni nuk pasqyron kurrë të tashmen, ai gjithmonë pasqyron kujtesën historike, gjenezën. Dhe ne nuk kemi të drejtë, imagjinoni, nuk kam dëgjuar që njerëzit të ndryshojnë edhe madje, nëse ju kujtohet, brenda BE-së, në përpjekjen për të miratuar Kushtetutën e BE-së në 2005, ishte parashikuar një himn. Nuk erdhi deri aty. Kështu që gjatë historisë, të gjitha kombet gjatë historisë kanë krijuar këngë ose himne që janë simboli më i rëndësishëm shtetëror dhe kjo është arsyeja pse, nuk e di sa prej jush e dini, tekstet e himneve në shumicën e vendeve janë në Kushtetutë", tha presidentja në një deklaratë për mediat javën e kaluar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s