• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski i uroi Filipçes punë të suksesshme, nga LSDM-ja pret që të jetë opozitë konstruktive

Mickoski i uroi Filipçes punë të suksesshme, nga LSDM-ja pret që të jetë opozitë konstruktive

 Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Z. Filipçes i uroj punë të suksesshme, të jenë opozitë konstruktive, të punojnë në interes të qytetarëve dhe atdheut, deklaroi kryeministri Hristijan Mickovski i pyetur për koment për zgjedhjen e djeshme të Venko Filipçes për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Ashtu siç tha, zgjedhja është punë e LSDM-së dhe anëtarësisë dhe se do ta respektojnë vendimin e tyre sepse "nuk duan të përzihen në punët e brendshme të partive të tjera politike".

"Ne thamë që nuk do të ndërhyjmë, nuk duam t'u bëjmë të tjerëve atë që nuk duam të na bëjnë neve të tjerët. Dhe në ekspozenë time në Parlament thashë se gjithmonë kur bëhet fjalë për interesat e Maqedonisë dhe të qytetarëve të Maqedonisë, e shtrij dorën. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Anëtarësia e LSDM-së vendosi kështu, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta respektojmë atë vendim sepse nuk kemi të drejtë dhe nuk dëshirojmë të përzihemi në punët e brendshme të partive tjera politike", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies së gurthemelit për një kopshti të ri në Komunën e Butelit. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR